Antony Blinken dhe Edi Rama

Rama korr frytet e para nga "mbështetja" e Blinken!

1 Mars, 18:28| Përditesimi: 1 Mars, 18:31

  • Share

Ata që e interpretuan vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit si mbështetje ndaj qeverisë së Edi Ramës, e morën përgjigjen me paraqitjen e Damian Gjiknurit në ambientet e SPAK.

Takimi me drejtuesin e SPAK dhe kupolës së drejtësisë së re, në prezencën e kreut të qeverisë, ishte një mesazh i qartë për mbështetje të SHBA ndaj drejtësisë dhe një dritë jeshile për të hetuar këdo që është zhytur në afera korruptive, përfshi edhe kryeministrin apo kryetarin e bashkisë së Tiranës.

Më së shumti një gjë e tillë u dha në tre mesazhet e tij të shpërndara gjatë dhe pas vizitës në Tiranë, ku, përveç fjalëve të kortezisë dhe të mirësjelljes diplomatike, si fokus qendror kishin ‘luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit’.

Kjo paraqitje e sotme e Gjiknurit, edhe pse e përfolur prej kohësh, është në vazhdën e goditjeve të SPAK-ut në katet e larta të politikës shqiptare.

Sigurisht që Gjiknuri nuk është as i pari as i fundit, mirëpo puna voluminoze dhe dosjet e mëdha mbi tavolinat e Prokurorisë së Posaçme, do të jenë ato që do të qartësojnë dy kampet politike në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Meqenëse shumë pyesin në përditshmëri se ku është Amerika dhe pse ajo nuk ndërhyn, duhet thënë se ajo është këtu nëpërmjet SPAK dhe Reformës në Drejtësi dhe po e bën punën e vet.

Ata që akuzojnë Prokurorinë e Posaçme me shprehjet ‘nuk jemi Republikë Prokurorësh’ apo që fshihen nën petkun e sovranitetit, do të jenë në krahun e kundërt me ata që i japin mbështetje të pakushtëzuar SPAK-ut dhe GJKKO-së.

Kështu që në zgjedhjet e ardhshme SHBA-të do të jenë sërish këtu nëpërmjet qartësisë që do kenë politikanët për të zgjedhur se në anën e kujt do të rreshtohen.

Nëse ndaj qeverisë do të vijojnë goditjet si kjo e sotmja ndaj Gjiknurit dhe ato që priten ndaj Veliajt për Inceneratorët dhe ndaj Edi Ramës për çështjen McGonigal, opozita shqiptare dhe veçanërisht Partia Demokratike do të duhet të dinë të shndërrohen në një forcë konkurruese dhe të fuqizohen në elektorat për të qenë të besueshëm dhe serioz, duke marrë atë që u është premtuar në shkallët e PD-së: festimin e fitores dhe partneritetin e sigurt./Marrë nga facebook

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pelion: 02/03/2024 15:22

    Mirë o Lapardha mirë tamam sipas Blinkenit të veprojë ai spaku ... edhe këtej nga krahu i Ramës,jo vetëm nënën por dhe babën t'ju bëjë të gjithë atyre që kanë vjedhë,... po asaj megavjedhjes Alla proçedurë të rrugës së kombit të Lulushit si t'ja bëjë spaku or tij laapaardhaajaa...Lapardha ti dhe ca të tjerë si ty ,sa te vula e sa te ballkoni kot me presh në botë po fluturoni.Spak ka një mision të çrrënjosur e çojë para drejtësisë çdo të keqe antidemokratike e antiligjore që gatoji dhe zbatoi në Shqipëri nëna juaj parti me në krye xhaxhin salehui

    Përgjigju
  • Ypi: 02/03/2024 01:25

    Te pyesesh dike per fakte e rrethana qe ka dijeni nuk eshte "goditje" o i godituri Namik. Edhe sikur, sado te "godase" me te pyetur SPAK, e bashke me prrallat e mbeshtetjes nga Blinken, ky i fundit e deklaroi haptazi qe krye i pandehuri i te gjitha krimeve dhe skandaleve kriminale te kesaj qeverisje, Edi Rama, na qenkesh burri ma i mire qe nuk e bon nona! Per rrjedhoje "i paprekshem"!!! Epo semos kupton Namiku. Ai buke e kos ha.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?