Rama: Policët do pajisen me kartë për blerjen e ushqimeve, do i marrin më lirë! Pagat e ushtarakëve do rriten derisa të arrihet mesatarja e atyre të NATO-s

20 Dhjetor 2023, 11:41| Përditesimi: 20 Dhjetor 2023, 19:24

  • Share

TIRANË- Kryeministri Edi Rama njoftoi se të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit do të pajisen me një kartë, e cila do t'u mundësojë që të blejnë ushqime me çmime më të reduktuara. Do të jetë një rrejt me supermarkete ku mund të përdoret kjo kartë, me të cilat do të arrihen negociata për ulje nga 10-20%. 

"Punonjësit e policisë do të marrin kartën dhe me atë shumë që do u derdhet do të blejnë ushqime, madje më lirë, sepse ministri i Brendshëm Taulant Balla ka bërë negociata me supermarketet që kush shkon me kartën e punonjësit e policisë do t’i blejë më lirë. Por, të jeni të sigurt se viti po mbyllet dhe vit i ri po vjen, s’keni parë gjë akoma", tha Rama. 

Po ashtu, Rama foli edhe për nisjen e zbatimit të programit të kredive të favorshme për shtëpi për mjekët, ushtarakët dhe punonjësit e Policisë së Shtetit. Ata që bëhen pjesë e këtij programi mund të marrin kredi, ndërsa interesi do të paguhet nga shteti. Rama tha se edhe vitin tjetër do të vijohet me këtë skemë, duke thënë se do të zgjerojnë numrin e kuotave, nga 300 që janë aktualisht.

Ky programi dhënies së kredive me gjitha interesat e marra përsipër nga shteti. Sot interesat bankare janë mbi 6 përqind, shumë për dikë që ka vetëm një pagë. Nuk është e lehtë për bankat që ta japin këtë kredi duke pasur parasysh perspektivën. Duke pasur këtë kredi me asnjë interes ndryshon panorama. Është një program fitues për ata që përfshihen në këtë program. E kishim 300 kuota këtë vit, është hera e parë, procesi ka pasur disa probleme të natyrës burokatrike, por është vetëm fillimi. Edhe ne edhe aplikantët do mësojnë nga ky moment i parë dhe vitin e ardhshëm do vazhdojmë me dhënien e kredive, do ta zgjerojmë numrin.

Kreu i qeverisë tha se paga për ushtarakët do të vazhdojë të rritet çdo vit me synimin që arrihet një pagë mesatare sa e trupave të NATO-s

Paga për ushtarakët do të vazhdojë të rritet në mënyrë të përvitshme derisa të mbërrijmë tek mesatarja e NATO-s. Ky nuk është shpërblim i atyre që janë në kulmin e karrierës, që kanë vite në ushtri, por është çështje perspektive për të rinjtë, që duhet t’i shohin FA jo vetëm si mundësinë për t’i shërbyer atdheut për të pasur një punë që i përmbush, por edhe një perspektivë të sigurt”, tha Rama.

Programi i kredive me 0% i aplikuar për herë të parë këtë vit, mundësuar përmes ndryshimeve të posaçme ligjore dhe administruar online në e-albania, duke mundësuar në bashkëpunim me banka të nivelit të dytë kredi të lehtësuara, interesi i të cilave subvencionohet tërësisht nga buxheti i shtetit.

Iniciativa e këtij viti për të mbështetur me kredi me zero interes 300 punonjës të rendit, mbrojtjes dhe shëndetësisë do të shtrihet edhe vitin tjetër me synimin për të përmbushur sa të jetë e mundur nevojat e punonjësve që jetojnë larg vendit të punës apo që kanë nevojë për më shumë hapësira për strehim.

Ora 12:25
VIDEOLAJM/ Duke pritur semaforin, Rama dhe ministrat nisen drejt Kryeministrisë për mbledhjen e qeverisë

Pas takimit, ku u prezantua nisja e zbatimit të kredive me zero përqind interes për mjekët, policët e ushtarakët, kreu i qeverisë Edi Rama, i shoqëruar nga ministrat u nis drejt kryeministrisë për mbledhjen e qeverisë.

Në këtë video, shihet edhe momenti kur Rama pret semaforin për t’u futur më pas në godinën e kryeministrisë për të vijuar me mbledhjen.

Ora 12:21
Balla: Likuidim i pagesave të prapambetura të ushqimit për Policinë e Shtetit për vitin 2023

 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla njoftoi se do të likuidohen pagesat e prapambetura të ushqimit për vitin 2023 për punonjësit e policisë dhe studentët e Akademisë së Sigurisë. Balla po ashtu tha se kjo politikë do të jetë e vazhdueshme edhe për vitet e tjera.

Këshilli i Ministrave, qeveria shqiptare, miraton projektvendimin për t’i dhënë çdo punonjësi policie, pagesën e prapambetur të ushqimit për gjithë vitin 2023. Pastaj në vitin 2024 kjo do të jetë një politikë e vazhdueshme si të gjitha politikat e tjera mbështetëse që kjo qeveri ka marrë ndër vite në mbështetje të të gjithë atyre që kontribuojnë në detyrën e tyre shtetërore, në rastin tonë, forcave të Policisë së Shtetit.

I pranishëm në evenetin për financimin e kredive me zero përqind interes për mjeket, policët e ushtarakët, Balla u ndal edhe në shifra. Ai theksoi se janë 934 punonjës të Policisë së Shtetit që kanë nevojë të trajtohen me kredinë zero, ndërsa tashmë kjo politikë ka nsiur zbatimin për 100 punonjësit e parë.

Ne kemi bërë një studim brenda Policisë së Shtetit dhe kemi dalë në konkluzionin që kemi 934 punonjës të Policisë së Shtetit që kanë nevojë të trajtohen me kredinë zero. Se kjo nuk është e lehtësuar, është zero! Nuk paguan asnjë interes, zero interes për punonjësin e policisë dhe me vlerën vjetore të inflacionit vjetor, në fund të këtij procesi, të del shtëpia falas.

Angazhimi im dhe i qeverisë, me mbështetjen e Kryeministrit, është që në vitin e ardhshëm, të kemi të paktën 300 punonjës të Policisë së Shtetit që përfitojnë dhe pastaj me këtë zhvillim ekonomik të vendit, në 2025, të shkojmë e të përmbyllim dhe 500-en tjetër të punonjësve të Policisë së Shtetit që kanë nevojë për t’u trajtuar me një banesë me kredi zero, falas.

Nga 92 punonjës të Policisë së Shtetit që janë sot këtu, përfitues, 16 punonjëse janë vajza, 76 të tjerët janë djem, dhe e bukura e kësaj është që pjesa më e madhe, 78, janë punonjës të rolit bazë.

Kjo është gjëja që më ngroh më shumë dhe t’ju them të drejtën, është pjesa e strukturës së Policisë së Shtetit për të cilën kam pasur dhe do të vazhdoj të kem vëmendjen më të veçantë, duke synuar, bashkë me kolegët dhe Kryeministrin që në 1 korrik të vitit të ardhshëm me fondin që kemi vënë në dispozicion në buxhetin e shtetit prej 400 mln euro, për rritjen e pagave në të gjithë administratën e shtetit Policia e Shtetit të marrë vlerësimin që i takon, edhe për shkak të rezultateve mbresëlënëse që kemi arritur në garantimin e sigurisë publike në vend, gjatë këtij viti të rëndësishëm ku përballuam një sezon turistik si asnjëherë më parë.

Ora 12:08
Rama batuta me policët e mjekët: Ku e gjen kohën në Gjermani për të marrë gjithë dynjanë në gojë, kafja si lëng gështenjash

 

Kryeministri Edi Rama teksa po fliste për programin e kredive me zero përqind interes për mjekët, policët e ushtarakët nuk kurseu as batutat. Rama u ndal tek largimet drejt Gjermanisë, duke thënë me batuta se atje nuk e gjen dot kohën e as vendin për t’u ulur në kafe e për të marrë gjithë dynjanë në gojë me lloj lloj muhabetesh.  

"Ku e gjen në Gjermani kohën vendin për të pirë një kafe dhe për të bërë lloj-lloj muhabetesh e për të marrë në gjithë dynjanë në gojë në shqip. Është pjesë e jetës, po të mos ishte një pjesë e ëmbël e jetës s’do ishin kafet plot. Që mos të flas pastaj për ata që kafen e pëlqejnë turke. E keni parë kafen në gjermani si është, lëng gështenjash. Po flas për perspektivën dhe po flas me shumë besim sepse e kam të bazuar në gjërat që shoh dhe punojmë çdo ditë", tha Rama.

Ora 12:05
Kredi me zero interes për banesa për 300 punonjës, Mete: Vitin tjetër përfituesit do jenë më shumë! Fond i posaçëm për rritjen e pagave

 

Janë 300 punonjës që do të përfitojnë kredi të buta. Në ceremoninë e akordimit ministri i Financave lajmëroi se vitin tjetër synohet zgjerimi i përfituesve

“Iniciativën e këtij viti, për të mbështetur me kredi me zero interes 300 punonjës të rendit, mbrojtjes dhe shëndetësisë, do ta shtrijmë edhe në vitin tjetër, me synim për të përmbushur sa të e jetë e mundur nevojat e punonjësve që jetojnë larg vendeve të punës, apo që kanë nevojë për më shumë hapësira për strehim”, tha Ministri.

Nga ana tjetër, Ministri informoi se është alokuar edhe një fond të posaçëm për rritjen e pagave për vitin e ardhshëm, në mënyrë që të avancohet me një rritje domethënëse të pagave për sektorin publik, përfshirë edhe sektorin e rendit, të mbrojtjes dhe të shëndetësisë, me synimin për të ofruar punësim cilësor, një pagë konkurruese edhe në rajon dhe me ambicjen për të mos ndaluar këtu, por për të vazhduar më tej drejt një mbështetje më të madhe të shërbyesve publikë. 

“Me të njëjtën shprehje solidariteti, në aktin normativ që sapo miratuam, ju kemi dhënë mbështetje shtresave në nevojë, si edhe  pensionistëve, të cilët morën bonusin e dytë brenda këtij viti, me synimin që gjatë vitit të ardhshëm të angazhohemi në një diskutim të thelluar për reformimin si të skemës së sigurimeve shoqërore, pra të pensioneve, ashtu edhe të shtyllave të tjera të mbrojtjes sociale për shtresat në nevojë”, u shpreh Ministri.

Ora 11:53
Rama: E paimagjinueshme që studentët e Mjekësisë bëjnë protesta, nuk financojmë studimin e tyre që të shkojnë në Gjermani! Ose të paguajnë tarifën

 

Kryeministri Edi Rama thotë se është e paimagjinueshme që studentët e Mjekësisë protestojnë dhe refuzojnë kontratën e qeverisë për të punuar për 5 vite në Shqipëri në këmbim të studimeve falas. Rama tha se qeveria nuk do të financojë falas studimet e tyre që më pas të ikin në Gjermani. Në të kundërt nëse nuk u pëlqen, Rama tha se duhet të paguajnë tarifën dhe më pas mund të ikin ku të duan.

"E paimagjinueshme që studentë të mjekësisë të refuzojnë, madje të bëjnë dhe protesta që t’ia kthejnë këtij vendi dhe këtij populli këtë investim shumë të madh. Qeveria financon studimin e mjekëve për të shërbyer për shëndetin publik të Shqipërisë, jo për t’i shërbyer Gjermanisë. Nëse dikush nuk dëshiron ta marrë në konsideratë detyrimin, human, profesional, patriotik, që për disa vite të shërbejnë në Shqipëri dhe t’ia kthejë investimin këtij populli, duhet të paguajë tarifën e plotë dhe pastaj të shkojë ku të dojë. Tarifa e plotë nuk është ajo e vërteta përsëri.", tha Rama. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jetnor: 21/12/2023 07:04

    Po mesuesit o plehra??

    Përgjigju
    • Lenci: 21/12/2023 12:25

      PO TI SE KUPTON TRAGJI-KOM'EDIN" .... TE KUJTOHET FILMI LULKUQET MBI MUR. QE JA HIDHTE COPEN E KOTHERES KUJDESTATI NXENESVE JETIM.... ASHTU ASH DHE KJO PUNE DIE INFERMIERET, SOT POLICET NESER MJEKET..... E KSHU VAZHDON ME JETIMET E TJERE.....

  • Sivi: 20/12/2023 21:56

    Kte te kartave me ushqime e ka then S.Tahiri pa hyre ne burg... Ai ka mbaruar denimin dhe Qeveria juaj ne mandatin e tret akoma se ka realizuar......

    Përgjigju
  • Era: 20/12/2023 20:07

    Sa cudi zoti Rama!!! Pensionistet marin shperblim qesharak edhe pse kane punuar nje jete te tere...disa marin perfitime te cuditshme...jashte cdo imagjinate. Perse te mos kete nie pershkallezim shperblimesh per te gjithe shtetasit ne menyre te barabarte. Por si gjithmone ça do hane me luge floriri e ça do e kalojne dkmrin nen batanije....

    Përgjigju
  • Ndihma: 20/12/2023 15:38

    Besoj duhet qe per polici dhe officer edhe te ushtrise qe nuk kane banese dhe qe kane mbi 4 femije te marrin nga shteti 1 Apartament falas me kusht qe kete Apartament per 7 vite as nuk shitet as nuk jepet me qera pra nese shteti 2024-2025 arrin qe per famiglie policie oficer ushtri e te ngjashem qe kane mbi 4 femije nen tetembedhjete pra jane familjar me kater femije apo me shume te marrin nje Apartament falas ne zonen ku sherbejne sepse e meriton policia ushtria etj pasi cdo gje ne shqiperi qe nga kovid zjarre protesta etj etj policia dhe intelektual oficere meritojne nje banese me 0€ dhe tja paguaje shteti por vetem ato qe kane mbi kater femije e me shume e meritojne do ishte nje shenje optimizmi per forcat e rendit apo ushtris etj qe e meritojne por edhe nje forme moderne sic e kane nordiket vendet nordike i japin prioritet qytetareve qe punojne per vendin

    Përgjigju
    • Per pet: 20/12/2023 17:50

      Do ta kuptosh pse shtresa mesme si policia dhe siguria duhet te ndihmohen , do e kuptojme ne 2040 kur polici te jet shoku yne fatzi nga Ganaapo nga vende tjera te treta pasi kan ik gjithe shtresa mesme! Ndaj eshte ide shume e mire cdo polic apo Ushtarak apo oficer me me shume sesa kater femije te marre banese falas e meriton

    • Pet.: 20/12/2023 17:18

      Patjeter, si dhe poshte ballkonit nja Hamer te 2023.

  • Data e skadences: 20/12/2023 15:23

    Fiks te shikohet data e skadences! Nje shtet qe ka kontribut ne polici ushtri prokurori gjyqesor dhe polici speciale tregon qe eshte shtet diktatorial, mesuesi more mesuesi eshte i pari i fshatit nuk jane “xhelati” apo kamxhiku”! Besoj te ulet edhe taksa per pordukte importi shkop gome policies dhe kamxhik testues ahaha

    Përgjigju
  • Jepi: 20/12/2023 13:07

    E ndriten policet e tu, cdo dite po kapen si bashkepunetore te krimineleve.

    Përgjigju
    • Soni: 20/12/2023 21:19

      Fiks, bande kriminale e orhanizuar

  • Tobi: 20/12/2023 13:01

    Sic e shikoni, "shteti" jone i ri neokomunist nen enveristin e denje Rama ka targetuar mire dy "arme" te rendesishme te gjenerimit te votave: policine dhe ushtrine! Shtuar edhe administraten tashme e partizuar ne 95% te vendit, edhe keto dy "arme" qe ligja i cakton te jopartizuara, Ramistamizmi po i kap totalisht me kancerin korruptiv. Projekti "Shqiperia" tani vetem me 1.5 milone njerez nga ku 1.1 votojne dhe prej tyre 800.000 jane ne administraten e Ramistanit. Kapje me flagrante shteti zor se gjen ne Evrope e gjetke. Dhe nen kukdesin e SHBAve jo shaka.

    Përgjigju
  • Lexues: 20/12/2023 12:36

    Aty paska ngelur puna? Tek cmimet e ushqimeve per policet? Apo hajde t’i rrisim xhiron atij te Big Market? Nejse, kuptohet qe keto kartat do kalojne dore me dore neper lagje dhe koston do ta paguajne fukarenjte qe jane te vetmit qe paguajne taksa ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Ish Ushtarak: 20/12/2023 12:25

    LIRO NJËHER ATA QË TË KANË DHËNË DORHEQEN PASTAJ ATYRE QË DUAN TË SHËRBEJN ÇOJUA MË SHUMË NGA RROGAT E NATOS JO NGA MESATARJA LIROJË NGA PËRGJEGJËSIA PENALE SE KAN IK NGA POLICIA E USHTRIA PËR BUKË GOJE NGA BORXHET ,ATY I KISHE 12 VJET I MBAJE EDHE NJË HER HIQ PËRGJEGJËSIN PENALE DHE LIRO NGA DETYRA ATA QË KANË DORËZUAR DORHEQEN SE EDHE TË SËMURËT NUK PO I LIRON PO U MBAN JETËN PENG

    Përgjigju
  • S’ka problem: 20/12/2023 11:59

    Kur ske pune luan deren , mire policet e sherbimit po doktoret qe ngaterrojne celsat e shtepive dhe makinave , ky nuk eshte ne binar po kush do ta paguaje diferencen e kredise pasi bangat nuk japin veresie apo te ka lene ne zemer do japesh rrogen tende , te lutem sa me pak ne TV se na vjen ndot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?