Në mbledhjen me kryebashkiakët e vendit në Durrës, Rama adresoi kritika ndaj kryebashkiakut të Vlorës, ndërsa u shpreh se duke nisur nga kryetari e të tjerë me radhë i kanë sytë gjysmë hapur dhe gjysmë mbyllur.
“Do të bëj një adresim të disa problematikave kyçe që fatkeqësisht karakterizojnë sot qytetet e mëdha dhe qytetet me një ngarkesë të posaçme të fluksit turistik të Shqipërisë, ku dobësia e pushtetit vendor ka dalë në pah edhe si rezultat i një ndryshimi shumë të madh të gjithë mënyrës së funksionimit të vendit për shkak të faktit se vendi tanimë nuk mban vetëm banorët e vet, por edhe një ngarkesë ekstra turistësh që vjen në rritje. Kjo sjell me vete sfida të reja, të komplikuara dhe ngarkesa të mëdha ekstra për pushtetin vendor posaçërisht në territoret ku përqendrimet e vizitorëve dhe turistëve janë më të mëdha. Një nga gjërat që vihet re është nxitja e brendshme e biznesit për të kapërcyer kufijtë në formën e zaptimeve të territorit, deri ndërtimeve pa leje në territore ku vëmendja është më e vogël apo si në Vlorë ku kryetari i bashkisë dhe struktura atje i kanë sytë gjysmë të hapur dhe gjysmë të mbyllur”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama ‘ultimatum’: Brenda së hënës kryetarët e njësive administrative të shkarkuar! Qendër monitorimi për ndërtimet pa leje, Operator kombëtar për ujin e mbetjet
SI.E./ReportTv.al