TIRANË- Shefi i qeverisë, Edi Rama nuk kursen sërish kritikat ndaj një tjetër gjyqtari të Gjykatës Administrative të Tiranës. Kësaj radhe reagimi vjen për gjyqtarin Klarent Demiri, të cilin kryeministri e akuzoi se ka penguar ekzekutimin e vendimit për çlirimin e një hapësirë publike të zaptuar nga një lokal, të cilin e ka ndarë edhe me foto.
“Çfarë duhet të ketë ngrënë gjykatësi Klarent Demiri kur ka marrë vendimin për të penguar ekzekutimin e vendimit të çlirimit të kësaj “toke të xanun”?”, pyet kryeministri Edi Rama në rrjetin e tij social “Facebook”, ndërsa fjalinë e tij e ka shoqëruar edhe me një emoji të një kocke.
Gjyqtarin e akuzon se vendimi i tij ka rënë ndesh me interesin publik dhe zbatimin e programit të qeverisë për Shqipërinë 2030 në BE. Një gjë është pak, por e sigurt, thotë kryeministri, duke theksuar se nga ky moment e tutje do të ketë zero tolerancë për të gjithë përfaqësuesit e pushtetit gjyqësor që pengojnë zbatimin e projekteve në interes të publikut.
Ndërsa përmend rastin e prokurores së Shkodrës Elsa Gjeli, apo gjyqtarit të Tiranës Hazni Balliu, Rama thotë se edhe për Demirin do t’i drejtohen qeverisë së gjyqësorit, KLGJ, për të cilën ka pasur jo pak kritika se ka ardhur koha që të zgjohet nga gjumi.
“Çfarë duhet të ketë ngrënë gjykatësi Klarent Demiri kur ka marrë vendimin për të penguar ekzekutimin e vendimit të çlirimit të kësaj “toke të xanun”? Dhe nuk ka marrë një, po dy vendime të tilla, duke u shquar si i vetmi gjykatës deri tani që i ka rënë ndesh haptaz interesit publik, interesit të komuniteteve për çlirimin e hapësirave të tyre publike dhe zbatimit të programit të qeverisë në dobi të qyteteve e në funksion të Shqipërisë 2030 në BE
Një gjë është pak po e sigurtë: Ne nuk do ta tolerojmë më as në heshtje, as duarlidhur asnjë përfaqësues të pushtetit të pavarur gjyqësor, që pavarësinë e tij do ta keqpërdorë për të cënuar pavarësinë e pushtetit ekzekutiv, duke penguar përmes shpërdorimit arbitrar të detyrës së vet zbatimin e programeve, projekteve apo vendimeve në interes të publikut
Edhe për gjykatës Demirin do t’i drejtohemi organeve të pavarura të qeverisjes e të kontrollit të gjyqësorit, njësoj si për prokurore Gjelin dhe për gjykatës Balliun, duke vazhduar të shpresojmë se këto organe jetike për mirëqeverisjen e gjyqësorit do të dalin nga zona e komfortit ku janë rehatuar, ndërkohë që Reforma në Drejtësi kërkon në radhë të parë përkushtimin, profesionalizmin e kurajon e tyre”, shkruan Rama.
Tre javë më parë Kryeministri Rama kërkoi reagim të institucioneve për një tjetër gjyqtar të Administratives së Tiranës, Hazbi Balliun, që sipas kreut të qeverisë u fut në një llogore me antiligjin kur vendosi të bllokojë konfiskimin të një pallati në kryeqytet, ndërtesë pa leje. Më herët Rama dhe Ministria e Drejtësisë kërkuan hetim disiplinor ndaj prokurores së Shkodrës Elsa Gjeli, pasi nuk nisi hetim për një ndërtim pa leje në Theth.
Lokali i publikuar nga Rama që ka zënë hapësirën publike
Postimi i kryeministrit Rama
Komente

Nuk eshte normale sulmi ndaj drejtesise; dicka tjeter po zien, nuk ka lidhje nje tende e vendim gjykate; cfare pritet nga ligjori, cfare po e tremb PM?
PërgjigjuPo djali i kujt gjyqtari, te shkarkuar nga vetingu eshte ai???!!! Verefikojeni pak se ka cudira!!!
PërgjigjuZ Kryeministër në qytetin e Vlorës pallati 1300 ka ngelur në mëshirë të fatit.Vini dorë që ai pallat të rregullohet.Bashkia e Vlorës po fle gjumë.
PërgjigjuGjyqtari mbase e ka ngrene kocken, por do te doja te pyesja: perse duhet te kete gjyqtari nje moral me te larte se ju dhe miistrat tuaj te korruptuar? Ju nuk keni aspak moral te kerkoni nga te tjeret moral! Morali juaj ka vdekur ditet qe vendoset te jepni Shqiperine me koncension, ditet qe lejuat te ndertojne njerzit si te duan per 12 vite, diten qe ju dhe familja juaj politike dhe biologjike vendoset ta shisni dhe blini Shqiperine. Ju jeni dead z. Rama. Jeni me listen e gjate te politikaneve te vdekurve shqiptar! RIP!
Përgjigjukujt i ankohesh Edi Rama? ti i solle keta me reformen qe mburresh, apo jo?!
PërgjigjuZ.Kryeministër andej nga anën time thonë që:-Rri urtë se ÇEÇUA KA BIÇAK.Tashmë mendoj se ke jo vetëm atë të uruar por dhe ujin.Që të zbatojnë ligjin me ligj(me forcën )priju ujin(parat) dhe për vendime të pa drejta të paguajnë dëmin moral e kulturor.DERRI DO PLUMBË.
PërgjigjuO Rame! Janë produktet e Kriminelit Berisha dhe Gocës së tij.Tani është urdhëri i tyre për sabotim të punës së Qeveris që po bon për prishjen e ndertimin pa leje të kriminelëve dhe bandave të drogës! Drejtësia akoma është akoma në duart e Familjes Non grata Berisha.
PërgjigjuPo si jo re mbreti Shqiptarve…Legalizoj ti ndetimet ne hapsira publike se ke pas interes vote dhe sot i bertet Gjyjates e cila merr vendime ne baze te letrave qe vete ke firmosur…Kur te arrestohet ndnj drejtor qe ka legalizuar ne hapsire publike dhe ti paguaj ai demet e shkaktuara ateher mund te themi qe po behet shtet.Deri ateher leri perrallat se ke 13 vjet ne pushtet
PërgjigjuJu Kryeministër s’keni të drejtë të thoni gjykatësi vendosi ashtu e kështu. Ato institucione që janë palë në gjy kanë të drejtë të ankohen ndaj vendimit. Kjo është rruga ligjore dhe kaq.
PërgjigjuArben - shteti eshte pale ne gjyq pasi eshte zaptuar prone publike.