Kryeministri Edi Rama kritikoi policinë teksa tha se ngjitet në majë e një mali për një ndërtim të një fshatari dhe nuk sheh ndërtime që mund të bëhen në bregdet. Dheu i këtyrë ndërtimeve, tha kryeministri, e kanë bërë detin e kaltër të Jonit si lumi i Lanës në Tiranë.
“Kur nuk bëhet fjalë për një tavolinë me katër karrige që ka dalë nga vija por për 40 ndërtime pa leje. Policia e ka treguar se kur do di të shkojë edhe në majën e malit kur një fashtar bën një avlli dhe të thotë se po bën ndërtim pa leje. Edhe në majën e Pilurit që duhet zemër të ngjitesh, atje e gjetën njërin që...poshtë në bregdet ku ndërtohen resortet dhe kur merret dheu nga kantieri dhe hidhet e bëhet deti i Jonit sikur është lumi i Lanës nuk e shohin. Duhet daltonizëm kur e sheh bojëkafe dhe duket blu. Kështu që të gjithë drejtorët e qarqeve dhe shefat e komisariatëve duhet të dinë se përgjegjësia dhe për çdo ndërtim që ka formën e një pallati kur ka paligjshmëri”, u shpreh ai.
Më tutje, kritikoi edhe kryebashkiakun e Vlorës Ermal Dredha teksa tha se një ndërtim 500 metra në majë të një kodre nuk është parë nga ai.
“Si mundet të ngrihet njëri dhe të marrë fadromën dhe të hapë 500 metra në kodër, kodra atje gjithë e gjelbëruar, e hap njëri pa leje mbi kokën e Ermal Dredhës. 500 metra në shkëmb dhe policia nuk di asnjë gjë. Kjo nuk është e mundur. Kështu që kontrolli mbi territorin, pastërtia dhe respekti për lejet e ndërtimit, pamundësia për të ndërtuar pa leje duhet të jenë pjesë e jetës së përditshme të policisë dhe bashkive, edhe të kryetarëve të tyre. Nëse një kryetar, qoftë edhe i qytetit më të madh të Shqipërisë do të dijë se çfarë po ndërtohet në qytet, nuk diskutohet që e di sepse kryetarët e njësive administrative sepse sepse...edhe shpresojmë që të hënën të gjithë kryetarët e njësive administrative të jenë të shkarkuar.”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama ‘ultimatum’: Brenda së hënës kryetarët e njësive administrative të shkarkuar! Qendër monitorimi për ndërtimet pa leje, Operator kombëtar për ujin e mbetjet
Xh.D/SI.E./ReportTv.al
