Politikë

Rama kritika një tjetër gjyqtari: S’lejoi çlirimin e pallateve nga ngrehina pa leje në Tiranë, s’e pa të udhës të jetë në anën e komunitetit të zënë kurth

28 Gusht, 12:52| Përditesimi: 28 Gusht, 16:49

  • Share

Pas Hazbi Balliut dhe Klarent Demirit, kryeministri Edi Rama ka shprehur kritika edhe për gjyqtarin Ligoraq Toshi, për të cilin thotë se nuk ka lejuar prishjen e një ndërtese pa leje me kupolë xhami, që ka bllokuar hapësirën mes dy pallateve në Tiranë. Kreu i qeverisë thotë se ‘ngrehina pa leje me kupolë xhami’, nën të cilën është një dyqan, ka bllokuar kalimin mes këtyre dy pallateve.

Me ironi, Rama shprehet se gjykatësi i Administratives nuk e ka parë të udhës që të mbajë anën e komunitetit të ‘zënë kurth’ nga objekti pa leje dhe se vendosi në pak minuta pa praninë e palëve që të mos hapej kalimi. Sipas tij, në rastin më të keq, as nuk ka menduar që në rast zjarri, nuk ka rrugë ku mund të kalojë zjarrfikësja dhe dyqani mund të kthehet në 'barrikadë vrastare'. 

“Gjykatësi Ligoraq vendosi në pak minuta pa praninë e palëve, që të mos hapet kalimi i mbyllur mes dy pallateve nga kjo ngrehinë pa leje me kupolë xhami, nën të cilën shtrihet një dyqan. Gjykatësi Ligoraq me siguri nuk e ka parë të udhës që të mbajë anën e komunitetit të zënë në kurth nga ky ndërtim pa leje dhe as nuk e ka menduar që mos o Zot, në rast zjarri ky dyqan kthehet në barrikadë vrastare, e pakapërcyeshme edhe për banorët edhe për zjarrfikësit.”, shprehet Rama.

Më tej, Rama thotë se ky gjykatës i bashkohet emrave të tjerë që ai ka kritikuar më herët (Prokurorja e Shkodrës Elsa Gjeli dhe gjykatësit Hazbi Balliu dhe Klarent Demiri), për të cilët i ka kërkuar ministrisë së Drejtësisë që t’i referojë në organet drejtuese të gjyqësorit. Sipas kryeministrit, me vendimet absurde që kanë dhënë, ata kanë vendosur në dëm të komunitetit, mjedisit dhe rendit ligjor.

“Gjykatësi Ligoraq i bashkohet kësisoj prokurores Gjeli, gjykatësve Balliu e Demiri, në dosjen që Ministria e Drejtësisë do t’i përcjellë organeve të kontrollit e të vetëqeverisjes së gjyqësorit, ndërkohë që ne do të kërkojmë që ankimimeve në këto organe t’u bashkohen edhe qytetarët e dëmtuar nga këto masa sigurie absurde, në dëm të komunitetit, mjedisit dhe rendit ligjor.”, shton kreu i qeverisë.

Një përgjigje ka edhe për reagimet kritike, që duket si i referohet Unionit të Gjyqtarëve për deklaratën e bërë, teksa thotë se nuk do të heshtë dhe s’do të ndalet së adresuari rastet që shkelin interesin publik dhe të drejtat e qytetarëve.

"Post Scriptum. Atyre që komentojnë apo bëjnë deklarata publike për gjasme presion nga ana ime mbi gjyqësorin, u them se për të mbrojtur interesin publik, të drejtën e komunitetit dhe të drejtat e liritë e njerëzve nga shpërdoruesit e detyrës në radhët e gjyqësorit, ne as do të heshtim më, as do të ndalemi së adresuari rastet e shpërdorimit në organet përkatëse të cilat Kushtetuta e ligji i ngarkojnë edhe me mbrojtjen e interesave të popullit e të shtetit, nga prokurorë e gjykatës të paaftë, të papërgjegjshëm, të dyja bashkë apo edhe më keq, pa atdhe fare.”, shkruan Rama.

Më herët, kreu i qeverisë kritikoi publikisht prokuroren e Shkodrës Elsa Gjeli për një ndërtim pa leje në Theth, si dhe dy gjyqtarët Hazbi Balliu, i cili bllokoi kalimin e zyrave të Agjencisë së Kadastrës në një objekt të konfiskuar, si dhe Klarent Demirin pasi i dha të drejtë një biznesi që kundërshtoi prishjen e një lokali në një hapësirë poshtë një pallati në Tiranë.

Edhe një ditë më parë, kreu i qeverisë paralajmëroi se do t’i dërgojë në organet gjyqësore ata gjyqtarë, që sipas tij, janë bërë ‘aleatë’ me zjarrvënësit dhe kanë dhënë ‘vendime të ububushme’ ndaj tyre.

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Genti: 28/08/2025 17:54

    Nje zgjidhje ka: Bashko gjykaten civile dhe administrative ne cdo qender Qarku. Kthe Apelet ne 4 Qytete.. Vetem atehere gjyqraret do jete te vetedijshem per karieren e tyre. Me nje gjykate ne Tr , gjyqtaret e kane aritur majen profesionale dhe financiare. Riformato gjyqesorin dhe harten gjyqesore

    Përgjigju
  • Ligoraq: 28/08/2025 15:37

    Gjyqtaret e paafte te drejtesise se re. Jane skandaloze si njerez dhe gjyqtare te lodhur shume nga ana profesionale

    Përgjigju
    • Armand: 28/08/2025 17:21

      Ligoraq! Nuk besoj se eshte çeshtje pa aftesie, por me sa kuptoj dheça kemi lexuar,jane gabimet qe ben Sulltani dhe ato mundohen ti ndreqin.prei do shohesh dhesa gjygjtare do "shahen" sepse vetem me tendat qe u prishen shtetit i bie te paguaj miliona, sepse nuk jane te gjith pa leje, dhe kto leka Ligoraq i bie ti paguame ne bashke me ty.

  • adriana karlaja: 28/08/2025 14:14

    Mreto, po flet si Bracja tani. Ju te dy keni qene ne opozite, s'keni faj. Kush i ka dhene keto leje? Kush i ka lejuar keto ndertime? Ne s'hame bar o sulltan...te lutem shume

    Përgjigju
  • Armand: 28/08/2025 14:10

    Zoti kryeminister! I nxorre te gjitth gjygjtare "bandite"! Mos valle jane gjynahet tuaja qe ke bere dhe kerkon ti frenosh vendimet qe ato japin duke bere presion ndaj gjygjtareve?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?