Politikë

‘Këto shqipot me makina…’, Rama kritika: Bëjnë selfie për të treguar bukuritë e Shqipërisë, por e ndosin me mbeturina (VIDEO)

3 Shtator, 12:16| Përditesimi: 3 Shtator, 13:29

  • Share

Kryeministri Edi Rama, teksa po fliste për furnizimin me ujë dhe trajtimin e mbetjeve, shprehu kritika edhe për qytetarët shqiptarë që hedhin mbeturina nëpër rrugë. Kreu i qeverisë tha se mbeturinat nëpër rrugë nuk i hedhin turistët, por “shqipot”. Ai tha se kanë raste të fotografuara të individëve që ndalen për të bërë fotografi nëpër pika panoramike për të treguar bukuritë e Shqipërisë, por nga ana tjetër, e ndosin duke hedhur mbeturinat në tokë.

“Është e rëndësishme të kuptojmë se në këtë proces të rritjes së prodhimit të ujit, të trajtimit të mbetjeve dhe rritjes së përmasësës së gjelbër në hapësirat publike brenda qyteteve, është ana e mirë. Ka edhe anë të errët të hënës që kanë të bëjnë me ata që bëhen pengesë këtyre proceseve duke vjedhur ujin, hedhur plehrat në rrugë… shqipo, shqipo se nuk e bën një turist i huaj këtë. E bëjnë shqipot që lëvizin me makinë, shqipot e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut. Shqipet që ndalojnë në anë të autostradës, bëjnë fotografira dhe marrin plehrat nga makina dhe i hedhin aty. I keni të fotografuara, edhe pikë panoramike për të bërë selfie ‘Sa e mirë je o Shqipëria ime’, edhe grumbullim plehrash të hedhura po aty. Edhe fotografitë me birrë aty me perëndimin e diellit, edhe shishet e hedhura në tokë….Mirëupafshim Shqipëria ime, shihemi verën tjetër. Këto janë situata që kanë nevojë për solidaritet dhe masa drastike nga ana e qeverisë por edhe rritje të kotributit të njerëzve.”. tha Rama.


Lajmi kryesor:

Nga janari, Operator Kombëtar për Ujin! Rama: 58 ndërmarrjet ‘çeta’, katastrofë e vërtetë! Burg kujt vjedh ujin (VIDEO)


Xh.D/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?