TIRANË- Vizitën 3 ditore në Madrid, për samitin e NATO-së, kryeministri Edi Rama e ka përmbledhur në një fotogaleri, teksa e cilëson s një vizitë të rëndësishme, kjo për 2 arsye.
Për kryeministrin, kjo vizitë ishte e rëndësishme qoftë në aspektin e kontributit të Shqipërisë për Aleancën, por edhe për zgjidhjen e ngërçit për integrimin në Bashkimin Europian.
“Për në atdhe pas një samiti veçanërisht të ngarkuar të NATO-s, ku morëm sidoqoftë kënaqësinë e dyfishtë të një pune të mbarë, qoftë në aspektin e kontributit të Shqipërisë për Aleancën, qoftë në drejtim të zgjidhjes së ngërçit për hapjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian”, shkuan Rama.
Në fokus të diskutimeve të samitit të NATO-s ka qenë lufta në Ukrainë dhe ndihma që dhanë vendet anëtare të aleancës për Kievin.