Dita e sotme shënon 76-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë në Luftën e Dytë Botërore. Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar sot 76-vjetorin e Çlirimit me vargjet e Qemal Stafës, përmes një reagimi në Facebook.
Përkrah fotos së Qemal Stafës qëndrojnë fjalët e tij, të cilat Rama i cilëson si të mençura. “E vjetra po shembet, kohët po ndryshojnë, një jetë e re po lulëzon gërmadhash”, është kjo shprehja e Qemalit e ndarë nga kryeministri ditën e sotme për të kujtuar këtë ditë të veçantë për vendin.
Duke respektuar masat kundër përhapjes së pandemisë, sot do të zhvillohen homazhe për dëshmorët e luftës.
Por cili është thelbi i 29 nëntorit? Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane. Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej te çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij. Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944, datë kjo e cila shënon ditën e çlirimi të Shqipërisë nga pushtimi gjerman.
Ndërkaq kujtojmë se edhe dje në 108-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, festa bëri bashkë Presidentin e vendit, Ilir Meta, kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe Kryeministrin Edi Rama të cilët morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit në Vlorë. I veçantë ishte mesazhi i Kryeministri i cili gjeti rastin dhe bëri urimin e veçantë për Hashim Thaçin dhe luftëtarët të tjerë të UÇK-së. Vendit tonë i kanë ardhur edhe një sërë urimesh nga miq të vendit.
Lajmi kryesor:
Shqipëria u çlirua dhe po mos kishte qene Lufta NÇL, sot Shqipëria do të ishte ose Greqi ose Serbi. Këtë e them i mbështetur në dokumentin e deklasifikuar të CIA s amerikane, që na njoftonte pas me se 70 vjetësh se zbarkimi i flotës angleze në brigjet e rivieres, kishte për qëllim copëtimin e SHQIPËRISË. Ju kujtoj se ky lajm i dhënë nga mediat shqiptare, nuk u kundërshtua nga asnjë ambasade.
PërgjigjuLAVDI DESHMOREVE PERULEMI ME RESPEKT PER HERONJTE E L.N C. QE DHANE JETEN PER LIRI.