Sot 68 vjet nga lindja e komandantit legjendar Adem Jashari! Osmani e Konjufca: Çdo 28 nëntor nis nga Prekazi i Jasharëve! Rama: Ngjiti shpirtin në altarin e heronjve

28 Nëntor 2023, 11:24| Përditesimi: 28 Nëntor 2023, 14:31

  • Share

Kosova sot ka festë të dyfishtë! Përveç kremtimit të ditës së pavarësisë së Shqipërisë, ajo përkujton edhe ditëlindjen e 68-të të komandantit legjendar Adem Jashari. Për të nderuar këto dy ngjarje, presidentja e Kosovës Vjosa osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, kryen homazhe Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

“Sot shqiptarët kudo që janë e shënojnë këtë ditë dhe është moment reflektimi për gjithë atë që kanë bërë heronjtë tanë kanë bërë për shqiptarët kudo që janë, që nga heroi Skënderbeu e deri të Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Isa Boletini, e deri  tek heronjtë tanë të viteve ’90-ta, në krye me komandantin legjendar Adem Jashari”.- tha Osmani, president e Kosovës.

“Dita e 28 Nëntorit gjithmonë fillon në Prekaz, ku ka ndodhur sakrifica më e lartë e popullit të Kosovës për liri dhe këtu ku është ngjizur lufta e lavdishme e UÇK-së. Uroj që nëntorët të festohen gjithmonë dhe të na gjejnë gjithmonë më të bashkuar e gjithnjë më të fortë”.- u shpreh Glauk Konjufca.

Ditëlindjen e komandantit legjendar e përkujtoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili shkruan: 68 vite më parë Adem Jashari erdhi në këtë botë mu në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe iku nga kjo botë duke e lënë trupin pa jetë, si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar, e duke e ngjitur shpirtin në Altarin Qiellor të Heronjve të Kombit”.

Ky 28 nëntor shënon edhe 26 vjetorin e shfaqjes për jetë të parë të UÇK-së në Kosovë.

Ndërkohë, Prishtina është veshur kuqezi në nderim të ditës së pavarësisë së Shqipërisë, duke organizuar një sërë aktivitetesh.

Pavarësia u përkujtua dhe nga qytetarët e Kosovës që jetojnë në Serbi, duke admiruar edhe flamurin e vendosur në Komunën e Preshevës nga kryetari Shqiprim Arifi.

Ora 10:43
'28 Nëntori, ditë reflektimi për të gjithë atë që kanë bërë heronjtë tanë' Osmani dhe Konjufcka homazhe në Prekaz

Kosova feston 28 Nëntorin që shënon jo vetëm ditën e Pavarësisë por është dhe ditëlindja e Adem Jasharit dhe daljen e parë publike të daljes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 28 Nëntor, 1997.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, kanë bërë homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Presidentja Osmani u shpreh se është pikërisht flamuri kuq e zi dhe data 28 Nëntor, që na kujton çmimin e lirisë dhe njëkohësisht sakrificat që janë bërë nëpër shekuj që ne sot të jetojmë të lirë.

“Sot shqiptarët kudo që janë e shënojnë këtë ditë dhe është moment reflektimi për gjithë atë që kanë bërë heronjtë tanë kanë bërë për shqiptarët kudo që janë, që nga heroi Skënderbeu e deri të Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Isa Boletinin e deri tek heronjtë tanë të viteve ’90-ta, në krye  me komandantin legjendar Adem Jashari. Lavdi atyre që kanë dhënë jetën për lirinë e Shqipërinë”, tha presidentja Osmani.

M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?