Rama kujton vitet 90-të dhe ndarjen me PD: Berisha s'donte të lironte të burgosurit politik! Na tha doni të nxirrni llumin e shoqërisë nga burgu

18 Maj, 08:44| Përditesimi: 18 Maj, 09:53

  • Share

Kryeministri Edi Rama dhe këngëtari i njohur Shkodran Frederik Ndoci i ftuar në Podcastin “Flasim” kujtuan momentet kur të dy atëherë studentë në Universitetin e Arteve u bashkuan në lëvizjen studentore të viteve 1990 e cila ngriti krye për herë të parë në historinë 46-vjeçare të komunizmit, kundra regjimit famëkeq. 

Rama kujton nxiti firmosjen e një peticioni ndaj Ramiz Alisë ku kërkohej të dënohej figura e Enver Hoxhës  si dhe të liroheshin të burgosurit politikë, por Sali Berisha nuk donte, këtu nisi ndarja. 

"Sollëm Kasem Trebeshinën , i pari i burgosur politik që e shihnim si person real. Se partia e Ritës ishte kundër. Jashtë ishin makinat e degës së brendshme.

U thashë të lutem mos ikni pa firmosur peticionin për presidentin Ramiz Alinë në atë kohë. Të rishikohet figura e Enver Hoxhës dhe të lirohen të burgosurit politik. Aty ishin 700 vetë. Peticioni u firmos nga 200 vetë. E çuam tek Presidenca, më pas e çuam tek Rilindja Demokratike, që nuk e botoi. Më pas lideri legjendar i Ritës kur kemi qenë tek Stadiumi, tha: ju nuk keni vend këtu se doni të nxirrni llumin e shoqërisë nga burgu, të burgosurit politikë dhe Kasem Trebeshina i shkretë tha atëherë tha: Ikim se fëmija paska lindur I vdekur” kujton Rama.

Këngëtari i njohur i cili prej vitesh ka jetuar jashtë tregoi se ka lënë përfundimisht SHBA-në për tu kthyer në Shqipëri e cila me ndryshimet që ka pësuar nuk është më ajo e viteve 1990 por një vend europian që përparon cdo ditë dhe për këtë vlerësoi dhe punën e kryeministrit Rama.

"Unë jam një qytetar amerikan i lind në Shkodër. Një ditë prej ditëve të bukura, më thotë djali, ne jetonim në Florida, perfektë do ishte të shkonim në Tiranë. Më mirë me qenë djali Federik Ndocit në Shqipëri, sesa qytetar Amerikan... Nuk iki ma'

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • edi: 19/05/2024 10:01

    Si shume kohe i paska marre Rames per te sajuar nje genjeshter !Te shkruash mbas 34 vitesh nuk besoj se ka diçka reale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?