Deputeti i PS Lavdrim Krashi i ftuar në “Repolitix” në Report Tv u shpreh se qëndrimi i kryeministrit Rama kundër deklaratës së BE për dialogun Kosovë-Serbi është e duhura, ndërsa theksoi se pas sulmit në Veri të gjithë e shohin qartë që konflikti është i njëanshëm.
“Deklarata e Ramës është deklarata e duhur. Çdolloj deklarimi sa i takon qytetarëve ne gjithmonë shohim me paragjykim se ne jemi shqiptarë sepse nga të huajt shihet sikur ne jemi më shumë në krah të Kosovës. Nuk ka qytetar që nuk e di që konflikti është krejt i njëanshëm. Është krejt e qartë se çfarë ka ndodhur. Unë shpresoj që politika e Kosovës të jetë në gjendje të flase me aq përgjegjësi sa policia e Kosovës. Ne jemi shqiptarë, është qeveria e Shqipërisë. Është një deklaratë që është 50% me 50%, sikur të dyja palët janë përgjegjës (deklarata e BE). Por e vërteta është krejt ndryshe. Duket qartë se ku janë trajnuar dhe ku i kanë marrrë armët grupi terrorist serb që kreu sulmin në Kosovë”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Tirana nuk pajtohet me deklaratën e BE-së për Kosovën, Çollaku: PD-ja mbështet pa asnjë rezervë qëndrimin e Ramës! Plani i sulmuesve serbë, aneksimi i veriut
B.K/E.H/ReportTv.al