Politikë

‘7x7 =6 mln’, Rama ironi për lobimin e PD: 3 patriotëve u lindi në zemër të tregojnë në SHBA sa e bukur është këneta! Fluturime nga aeroporti i Gjirokastrës brenda 2030

3 Maj, 09:15| Përditesimi: 3 Maj, 12:42

  • Share

Nga Gjirokastra, ku vijoi me turin e radhës elektoral, kryesocialsiti nuk la pa komentuar kontratën 6 mln dollarë të lobimit në SHBA. Rama ironizoi Sali Berishën duke thënë se tani nga 7x7=42 janë bërë 7x7 =6 mln dollarë. Sa i takon fonacionit MAGA për të cilën PD thotë se u themelua nga patriotë shqiptarë që kanë dalë edhe garant për kontratën e lobimit, Rama me ironi thotë se befasisht “3 patriotë nga e njëjta familje u lindi në zemër të nxjerrin 6 mln që të mbrojnë Shqipërinë nga unë dhe nga ju dhe të tregojnë në Amerikë se sa e bukur është këneta”.

“Aritmetika ka hyrë në një histori të panjohur, 7x7=42 habiteshim dhe qeshnim, po s’kishim parë asgjë, se u bë 7x7 =6 mln, me këtë kontratën e patriotëve, që befasisht 3 patriotë nga e njëjta familje u lindi në zemër të nxjerrin 6 mln që të mbrojnë Shqipërinë nga unë dhe nga ju dhe të tregojnë në Amerikë se sa e bukur është këneta. Është e habitshme se si pastaj, në kënete thuhet ca janë këto 6 mln, këto s’janë asgjë me çfarë ka bërë narko regjimi, çfarë ka bërë Rama me qeverinë, është fundi ky”, tha Rama.

Kryesocialisti u ndal edhe në arritjet e qeverisë , ndërsa prezantoi edhe vizionin për Shqipërinë 2030. Për qytetin e gurtë të Gjirokastrës, Rama tha qeverisja e demokratëve i kishte vënë shqelmin në fyt dhe se kur morën qeverinë në 2013 e gjetën sikur po jepte shpirt. Ndalur në shifra, Rama tha se nga 6 mijë turistë që priste Gjirokastra, vjet u vizitua nga 600 mijë turistë.

“Kur ne themi që Gjirokastra, kur ne morëm, detyrën kishte 6 mijë turistë në vit, ndërkohë vjet kishte 600 mijë, këtë berberhanet e përqeshin. Ndërkohë që gjirokastritët e dinë, e jetojnë përditë, e shohin përditë faktin që ky qytet që i ishte vënë shqelmi në fyt dhe ngjante sikur po jepte shpirt, sot merr frymë, rritet, zhvillohet dhe shkëlqen hap pas hapi”, tha Rama.

Zhvillimit i truizmit në këtë qytet por edhe në gjithë jugun e Shqipërisë, Rama pret që të rritet edhe me hapjen e aeroportit sezonal që është projektuar të ndërtohet në Gjirokastër. Ai shprehet i bindur se brenda vitit 2030 do ketë fluturime nga aeroporti i Gjirokastrës.

“Aeroporti i Gjirokastrës, që sot është një areroport funksional për aktivitete sportive, ka rezultuar që të ketë pika më ideale për të bërë aeroportin turistik të jugut. Ne u nisëm me projektin e Sarandës, bëmë dhe garë, nuk rezultoi e sukseshme, kemi marrë konsulencë ndërkombëtare, kanë parë të gjitha parametrat e korridoreve të ajrit dhe duke pasur këtë lidhjen e shkurtër dhe të shpejtë mes Gjirokastrës dhe bregdetit, rezulton që pika më ideale për të ndërtuar aeroportin është Gjirokastra. Dhe projekti, koncepti, është gati. Nuk është aeroport i madh si Vlora, është sezonal. Kemi besim që në Shqipërinë 2030 do ketë fluturime që ulen dhe ngrihen nga aeroporti i Gjirokastrës”, tha Rama.

Duke kërkuar votën më 11 maj për integrimin e Shqipërisë në BE, Rama thotë se vendi ynë kurrë nuk ka qenë në këtë pozicion që është sot ndërkombëtarisht dhe kjo theksoi se ka ndodhur vetëm falë reformave të shtetbërjes që ka udhëhequr PS.

“BE ka një makineri që është makineria më e madhe burokratike e botës që ndjek 24 orë 7 ditë të javës cdo gjë. Nuk të falin as për sytë e bukur, as e u pëlqen deti Jon, sepse dua të dinë që ky shteti i ri që po fusim brenda a i përmbush standardet tona? Këtë gjë nuk e llogarit njeri, deri para 10 vitesh ne ishim një vend që më besoni, ishte shumë e rëndë për mua kur takoja udhëheqësit e Europës, sepse e ndjeja që kishte në brendësinë e tyre një ndjesi, që në rastin më të mirë ishte keqardhje, në rastin më të keq ishte përçmim për vendin tonë. Dhe jo pa faj, se ishim një vend qesharak, komplet qesharak, që nuk kishte asnjë lloj pozicioni, asnjë lloj respekti, thjesht formalitet. Ishte tamam kur tako dikë që ti e sheh që po të dëgjon, por po të sheh në një mënyrë që të thotë mbaro tani se kam punë do iki. Shqipëria kurrë nuk ka qenë në këtë pozicion që është sot ndërkombëtarisht. Kjo nuk ka ndodhur se kanë zbuluar ata detin dhe malin, por sepse procesi ynë i shtetbërjes po shkon drejt përmbylljes. Në momentin që BE të fut brenda, ti je bërë shtet”, tha Rama.

Rama theksoi se në brenda vitit 2030, pensioni mesatar do jetë 400 euro dhe nuk do të ketë pension nën 200 euro.

Ora 10:50
‘Të huajt dikur na shihnin me përçmim’, Rama nga Gjirokastra: Ishim një vend qesharak, sot dinjitozë në sytë e BE

 

Kryesocialisti Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një takim me banorët në Gjirokastër. Rama u ndal te zhvillimet ekonomike dhe turistike të zonës, duke theksuar rritjen e ndjeshme të numrit të turistëve dhe përmirësimet në infrastrukturë.

Gjatë fjalës së tij, Rama kritikoi skeptikët, duke theksuar se ndryshimet janë të dukshme për banorët e zonës. Ndërsa tha se vendi ka kaluar një transformim të thellë në dekadën e fundit. Nëse para 10 vitesh Shqipëria shihej si një vend “qesharak” nga ndërkombëtarët, sot gëzon respekt dhe një rol dinjitoz në arenën ndërkombëtare.

“BE ka një makineri që është makineria më e madhe burokratike e botës që ndjek 24 orë 7 ditë të javës cdo gjë. Nuk të falin as për sytë e bukur, as e u pëlqen deti Jon, sepse dua të dinë që ky shteti i ri që po fusim brenda a i përmbush standardet tona? Këtë gjë nuk e llogarit njeri, deri para 10 vitesh ne ishim një vend që më besoni, ishte shumë e rëndë për mua kur takoja udhëheqësit e Europës, sepse e ndjeja që kishte në brendësinë e tyre një ndjesi, që në rastin më të mirë ishte keqardhje, në rastin më të keq ishte përçmim për vendin tonë. Dhe jo pa faj, se ishim një vend qesharak, komplet qesharak, që nuk kishte asnjë lloj pozicioni, asnjë lloj respekti, thjesht formalitet. Ishte tamam kur tako dikë që ti e sheh që po të dëgjon, por po të sheh në një mënyrë që të thotë mbaro tani se kam punë do iki. Shqipëria kurrë nuk ka qenë në këtë pozicion që është sot ndërkombëtarisht. Kjo nuk ka ndodhur se kanë zbuluar ata detin dhe malin, por sepse procesi ynë i shtetbërjes po shkon drejt përmbylljes. Në momentin që BE të fut brenda, ti je bërë shtet”, tha Rama.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qytetari: 03/05/2025 09:40

    Gjirokastra eshte padyshim qyteti me i bukur i Shqiperise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?