Politikë

Rama: Kush bllokon rrugë e vendos tra për banorët, do konsiderohet vepër penale

21 Korrik, 19:03| Përditesimi: 21 Korrik, 20:42

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar dorë të hekurt ndaj kujtdo që bllokon rrugë apo vendos tra në hapësira të përbashkëta mes pallateve, me pretendimin se është pronë e tij, do të konsiderohet vepër penale.

Në fjalën e tij në takimin e dytë në Tiranë me deputetët dhe drejtorët e bashkisë së kryeqytetit, Rama tha se është adresuar edhe ligji për bashkëpronësinë.

“Është okupuar një territor brenda hapësirës së një komuniteti me pretendimin se është prona ime. Kjo do konsiderohet vepër penale. Në rast se dikush vendos tra për të marrë para nga njerëzit që jetojnë aty se është prona e vetë mes pallateve, kjo është vepër penale. Çdo lloj okupimi tjetër, zënie tjetër e rrugës, çdo lloj bllokimi që u shkaktohet njerëzve, është vepër penale, e kemi konsultuar me të gjitha legjislacionet dhe nuk ndodh në një qytet me rend ligjor që dikush në emër të pronës së vetë të bëjë ç’të dojë kur nuk është në pyll, por është në qytet. Kemi adresuar me ligjin e fundit për bashkëpronësinë, një element shumë të rëndësishëm që prej kohësh nuk është adresuar dhe prandaj ka prodhuar probleme, elementin e bashkëpronësisë përreth truallit të një godine”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Listë të zezë për ndërtuesit që shkelin lejet e ndërtimit, reforma e territorit zhvillohet në dy faza! Jo legalizime për ndërtimet pas 2020 (VIDEO)


V.GJ /I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si po menaxhohet situata me zjarret?