Në fjalën e tij kreu i qeverisë foli rreth korrupsionit në tërësi dhe ndryshimeve të tij ndër vite nga reforma në drejtësi. Sipas Ramës, nga një pazar, tashmë korrupsioni nuk lejon njëri të ndihet i paprekshëm pavarësisht rangut politik.
Këtë deklaratë, Rama e mbështet tek puna e Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme që kanë marrë nën hetim dhe kanë dënuar zyrtarë të lartë kësaj qeverie.
Kush e mendonte se do të vinte dita vetëm pak vite më pas fillimit të reformës në drejtësi që askush nuk do të ndihej i paprekshëm, anëtarë qeverie, përfaqësues të pushtetit vendorë, deputet, do të merreshin në hetim dhe do akuzoheshin nga një Prokurori e ndarë nga politika dhe tërësisht e fokusuar në misionin e saj për të bërë drejtësi.
'Në asnjë shtet të botës, që nga shtetet më të zhvilluara, çështja e korrupsionit nuk është zgjidhur përfundimisht. Për të kuptuar që Shqipëri të ndahet shumë qartë nga një fazë kur korrupsioni ishte sistem i marrëdhënieve të qytetarëve të shtetit. Të gjitha shërbimet për qytetarët jepeshin me kontakt fizik të drejtpërdrejtë.
Sistemi ishte i kapur tërësisht i një drejtësi thellësisht të korruptuar, gjerësisht të kalbur dhe faktikisht të transformuar në një pazar ku e drejta shitej ose blihej.
Për reformim e sistemit të drejtësisë do të ketë një panel të veçantë. Kush e mendonte pak vite më parë do të ndëshkoheshin nga drejtësia figura politike të rangut më të lartë? Kush do të mendonte se do të vinte dita se do të vinte dita që askush më nuk do të ndihej i paprekshëm.Kemi parë anëtarë qeverie që pushkatoheshin, por ka qenë sistem tjetër, këtu flasim për pushtete të pavarura, ky është një moment histori përtej të gjitha mangësive apo dobësive që ka një proces që nuk ka ndodhur kurrë më parë, jemi ën hapat e parë të një drejtësie të pavarur, është një sfidë e madhe dhe nuk ka ndodhur kurrë, s’ka pasur Shqipëria drejtësi të drejtë apo të pavarur nga politika apo nga pushteti i politikës në asnjë prej momenteve të qeverisjes së saj, qoftë në mbetëri, komunizëm, apo periudhat përpara, as para Reformës në Drejtësi dhe ky është një fakt i rëndësishëm dhe inkurajues, edhe pse është një proces që ka ulje dhe ngritjet e veta që ka rëniet dhe zhgënjimet e veta, por që sidoqoftë është procesi I duhur në drejtimin e duhur.?'- tha Rama.
Lajmi kryesor:
Konferenca e parë Antikorrupsionit, Rama: Procesi i tenderimit do të bëhet nga ekspertë të jashtëm, 'çlirojmë' administratën dhe ministritë
G.MO//ReportTv.al