TIRANË- Pas porosisë së kryeministrit Edi Rama, Bashkitë në të gjithë vendin po ofrojnë shërbimet falas në e-Albania për qytetarët. Vetë Rama u bën thirrje qytetarëve se në rast se kanë nevojë për të marrë shërbime, t’i drejtohen bashkive dhe jo subjekteve private si noter apo avokatë që ofrojnë shërbime në këtë platformë përmes pagesës.
Çdo rast të tillë, Rama u bën thirrje qytetarëve që ta denoncojnë, duke theksuar se avokatët e noterët rrezikojnë deri në heqje licence.
“Të gjithë qytetarët që kanë nevojë për asistencë në përdorimin e platformës e-Albania për shërbime të caktuara, mund t’i drejtohen në çdo qytet zyrave të bashkive, si dhe njësive administrative përkatëse, për të marrë shërbimin e kërkuar, FALAS. Çdo subjekt privat (noter, avokat apo zyrë tjetër) që kërkon pagesë për shërbime të ofruara nga e-Albania është në shkelje të ligjit dhe mund të denoncohet pranë institucioneve përkatëse e sanksionohet deri në heqjen e licencës.”, shkruan Rama.
Komente

Ne qē jemi jasht,kujt duhet ti drejtohemi? e-Albania ka shumë probleme,ka fjalë që nuk i'a dim kuptimin ose fjalë me shumë kuptime.Edhe Ne,kemi nevoi pēr ndihmë,jemi vetëm,dhe jemi në vështirësi për ti zgjidhur problemet online.
Përgjigju