Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur të gjithë kritikëve apo vendeve skeptike në lidhje me nismën 'Open Balkan' duke thënë se nuk duhet të ngrenë teori konspirative rreth kësaj çështje, por se duhet ta dinë se gjithçka bëhet për lehtësimin e kufijve dhe heqjen e barrierave duke lehtësuar barrën e fermerëve dhe bizneseve në kufi ku nga qëndrimi i gjatë u prishen produktet.
" Ka intervenim të vazhdueshëm të njerëzve real dhe këto njerëz vuajnë peshën marramendëse të kufijve dhe 4 palë burokracive. A vihet dot në diskutim e drejta e tyre se dikush nga një kolltuk i studios televizive ngre teori konspirative për Ballkanin e Hapur. A mund dot që të gjithë këto njerëz nga Konispoli për të çuar produktet tyre në Maqedoni e Bosnje ju duhet të bëjnë rrugën e Mangalenit. Deri kur të nis bostani nga Konispoli, në Bosnje është bërë frutë i thatë", tha Rama.
Rama foli edhe për rastin e mospranimit të Kosovës për shkak atë marrëdhënieve me Serbinë, duke thënë se mosdakordësitë politike i zgjidhnin përmes dialogut që është një rrugë më vetë. Në këtë nismë ajo do të hyjë e barabartë për të përmirësuar jetën njerëzve dhe nxitur ekonominë.
"Është e thënë e rithënë që të 3 vendet pa dallim janë të ftuara të vijnë dhe të punojnë bashkë me ne për njerëzit e tyre. Çështja e mosdakordësisë ka dialogun e vetë dhe rrugën e vetë. Nëse të 6 vende marrin pjesë në nismën e Ballkanit të Hapur , atëherë edhe për Kosovën dhe Bosnjën do të jetë shumë më e mirë atmosfera për të trajtuar çështje të tjera", tha Rama.
Lajmi kryesor:
'Open Balkan' në Beograd! Rama-Vuçiç-Dimitrov: Kjo nismë që njerëzit tanë të jetojnë më mirë, në dhjetor në Tiranë deklarojmë fitoret e deritanishme! Pas një viti e gjysmë asnjë pengesë në kufi
//ReportTv.al