Rama lajm të mirë për biznesin e vogël: Do heqim taksat deri në 2029

4 Qershor 2020, 23:08| Përditesimi: 5 Qershor 2020, 09:22

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë për bizneset e vogla, të cilat do të lehtësohen nga taksat duke i ndihmuar edhe nga ngërçi ekonomik i krijuar për shkak të pandemisë. Rama tha në 'Opinion' se po punohet për një ligj që bizneset e vogla me xhiro vjetore 140 mijë dollarë të mos paguajnë asnjë taksë deri në vitin 2029. Ai shtoi gjithashtu se po analizohet mundësia edhe për heqjen e TVSH-së.

"Ne po punojmë dhe një nga gjërat që besoj unë mund të thuhet sot, është që ne shumë shpejt, do ta ligjërojmë nuk është një premtim, që biznesit të vogël çdo shqiptari që punon dhe krijon punë me një biznes të vogël deri në 140 mijë Dollarë xhiro, do t’i heqim taksat deri në vitin 2029. Zero! Nuk do të paguajnë asnjë tatim-fitimi. Biznesi i vogël në Shqipëri është ai biznes që ka një xhiro nga +1 deri në 140 mijë Dollarë në vit. Ne kemi një biznes të vogël që mban në punë një numër të konsiderueshëm familjesh. Janë njerëz që e krijojnë punën vetë me një kafe, me një dyqan, me një lokal dhe që përballojnë një torturë prej 30 vitesh me inspektorë, me kontrolle, me rikontrolle, me ata që ju vijnë në emër të shtetit pastaj ju thonë më jep një kafe, pastaj më jep dy kafe. Dhe ne duam që t’ja u heqim këtyre. Këta njerëz duhet të jenë njerëz të lirë në Republikën e Shqipërisë që me shtetin do kenë vetëm një marrëdhënie, që të kenë vetëm marrëdhënien e të qenit roje të shtetit për biznesin e madh. Që këta njerëz nuk do kenë detyrim të paguajnë asnjë lek deri në vitin 2029. Dhe jo vetëm tatim-fitimi. Shumë shpejt do të ndajmë nëse do të heqim edhe TVSH komplet, apo jo. Me shumë mundësi po, por do ta kalkulojmë deri në fund”, tha Rama.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Balona: 05/06/2020 14:06

    Balon Tauke - Balon Jorida Tabak e PD-s! Po falimentojne bizneset?! Arsyet jane te shumta, pervec taksave ;) Mire do ishte te pirdheshin edhe nga talsat, se nje lokal me dy tavolina me 300 mik lek qera, nuk do finksiononte po te paguheshin taksat, vec nese shet flori ;) , oj Rida Takari ...

    Përgjigju
  • Albert: 05/06/2020 12:13

    Shume lajm i mire per bizneset e vogla. Organizo turizmin per te ardhmen afroni investitor ne te njejten kohe, dhe sa me shpejt anetaresim ne Bashkim Europian aq me mire per Shqiperinë eshte bashkim ekonomim.

    Përgjigju
  • lorna: 05/06/2020 11:59

    ha ha haaa ca gallate, po ku ka taksa biz vogel oooooooo medet !!!

    Përgjigju
  • Arbëri: 05/06/2020 09:27

    Jo, a nuk e kuptoni këtë kod....? Gjer më 2029...??? Dmth se kur të largohet vet Rama nga posti i kryeministrit ( edhe dy mandate 2021-2025 dhe 2025-2029) atëher s’do ket as punë dhe as puntorë pasi që të gjithë shqipëtarët do emigrojn... Kjo është fatkeqësia jon kombëtare jo vetëm në Shqipri por edhe në Kosovë...!

    Përgjigju
  • Biznesvogli: 05/06/2020 07:44

    Para ca ditesh ishte nje lajm se per 2019 ishin mbyllur7000 biznese te vogla.2020 parashikohet 2 her me i keq! Keto arritje te medha jane nga politika e shkelqyer ekonomike e qeverise! Po ashtu Shqiperia klasifikohet si nje vend i veshtire per te bere biznes! Pasi e sulmoi dhe e po e eleminon biznesin e vogel po bon te mirin me falje taksash! Por te jeni te sigurt: do shtohen kontrillet e gjobat!!!

    Përgjigju
  • Sotir: 05/06/2020 06:20

    Ah mor kriminel i poshter. Pas 7 vitesh represion ndaj biznesit te vogel, tani qe i ka hyre thika ne palce, te erdhi veza ne bythe zotrote, gjoja ta shpetosh. Ndersa biznesin evaziv te madh, ta strulturosh ne qindra biznese te vogla ne menyre te mos paguajne taksa. Maskara.

    Përgjigju
  • Loni: 05/06/2020 05:38

    Po cfar takse thu do heqesh kur biznes i vogel po Zhduket , dhe per me teper qeveria heq taksat bashkia i 10 fisho, leni keto teatro se te doli boja

    Përgjigju
    • Defrim: 05/06/2020 11:37

      Bashkia duhet te heqe taksat ,se ato tarifa qe kane vendos nuk paguhen ne dite normale jo me ne kete situate

  • Shqip: 05/06/2020 00:39

    Vodhe sa vodhe tani po hedh karemin per te embelsuar bizneset

    Përgjigju
    • Troç: 05/06/2020 14:47

      Me qe ke qef Shqip po ta kthej troç, as ju embelsu as ju thartu, po nese ka gje qe duhet te “paguaj” per mekate eshte Bixineci! Bajram, Krishtlindje, Viti i Ri, Pashka etj, cmimet e keti mut bixneci fluturojne, nga ana tjeter me dy karrige marin shtepi e kredi mijera euro, astitira - bixnece me pallate me investime 1 lavazh. Si?!!!! As taksa as tatime as gje! Ju vidhni e rripni, me shume keto kafsh qe nuk kane leke me u qerh, dhe qe ju qajne hallin. Prandaj Rama skandal me faljen e taksa tuaja, or plera qe si i beni me abuzime, ashtu do tju a mare I Madhi, me termete e me Gra k***

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?