Edi Rama, referuar votimit të paktit të 5 Qershorit tha sot në Kuvend se butonin do ta shtypë për Lulzim Bashën. Pas tij fjalën e mori kryetari i grupit Demokrat Murrizi, i cili pas ironisë, tha se nuk e voton. "E vetmja deklaratë e sinqertë e juaja këtu është se sot keni shtypur butonin për Lulin. Ku është? (Rama ikën nga salla) Ka shkuar të shtypë butonin më duket (të qeshura në sallë). 97 vota nga dy anët janë pro marrëveshjes së 5 qershorit. Unë kam votuar kundër se nuk ngatërroj kodin zgjedhor me 5 qershorin. Kodi zgjedhor duhet të kishte brenda rekomandimet e OSBE-së, sepse ju kanë etiketuar si hajdutë votash ju tre që bëtë marrëveshjen e 5 qershorit. 5 qershorin ta gëzoni dhe mirë do të ishte ta quani marrëveshjen e 1 qershorit, se ngjani me ata që kanë festën në 1 qershor. Besoj se diga do të çahet në 30 qershor nga votat e 94 deputetëve këtu për hapjen e listave. Përshëndes deklaratën e Kim dje, që unë këtë sallë kam kërkuar që të realizohet, denoncimi i paragrafit të fundit të 5 qershorit tuaj. E nderuar zonjë dhe pazari i dakordësisë mes tre kapove është ajo që me të drejtë ngritët shqetësim. Ai paragraf që këtu mund të vijnë elementë që i kërkon SPAK-u" tha ai.
Lajmi kryesor:
Kuvendi miraton me 99 vota paktin e 5 Qershorit, Rama: Për listat e hapura vendos Kuvendi, jo ndërkombëtarët, i kalojmë në 30 korrik (VIDEO)
//ReportTv.al