Kryeministri Edi Rama është larguar nga takimi që po zhvillonte së bashku me ministren e Financave Anila Denajn online me biznese Start Up dhe sipërmarrje të reja përfituese nga skemat mbështetëse për bizneset dhe inovacionin.
Rama tha se po largohet pasi do të jetë në një tjetër dhomë për të vijuar përpjekjet për të siguruar doza të tjera vaksine.
'Më vjen shumë keq që duhet t'ju lë në këtë moment. Më vjen shumë keq për veten sepse do të doja të isha deri në fund të bisedës, por besoj e dini se fiksimi i këtyre ditëve është vaksina. Jam në një tjetër dhomë për të vazhduar përpjekjet për vaksinën. Kemi nevojë për të rritur dozat në dispozicion dhe për ti rritur sa më shpejt dhe kemi disa kanale të hapura. Besoj më mirëkuptoni sepse nuk do t'u kisha lënë sot për asnjë arsye tjetër.'-tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama lë në mes takimin me sipërmarrësit: Duhet të sigurojmë vaksina të tjera, fiksimi i këtyre ditëve! 150 Start Up-e janë ndihmuar, ky sektor vizion për Shqipërinë 2030
M.Q.//ReportTv.al