Rama: Ligjin e ri për sigurinë kibernetike e kalojmë në janar në Kuvend, do detyrojë institucionet dhe kompanitë të financojnë për mbrojtjen

30 Dhjetor 2023, 14:05| Përditesimi: 30 Dhjetor 2023, 14:35

  • Share

 

Qeveria ka gati ligjin e ri për sigurinë kibernetike, i cili do të kalojë në mbledhjen e parë të qeverisë në janar dhe më pas do i kalojë kuvendit për miratim.

Kryeministri Rama tha se ky ligj do detyrojë kompanitë dhe institucionet që t’i nënshtrohen disa rregullave dhe të financojnë për mbrojtjen kibernetike siç bëjnë vende të tjera të botës.

“Dje qeveria ka vendosur që të çojë në Kuvend ligjin, pas viti të ri do ta kalojmë, për sigurinë kibernetike. Të gjitha institucionet, përfshirë edhe gjykatat që janë jashtë çdo lloj orbite, do futen nën një ombrellë. Garancia kryesore për t’u mbrojtur nga sulmet kibernetike. Ligji do kalojë në mbledhjen e parë të qeverisë do i shkojë parlamentit dhe do detyrojë kompanitë dhe institucionet që t’i nënshtrohen disa rregullave dhe të financojnë për mbrojtjen kibernetike siç bën bota. Sulmi ka qenë shumë i egër sipas raportit që kam marrë, por pjesa më e madhe e dëmit është evituar. Në rastin e Kuvendit, ka qenë në një territor më vete. Duhet të mësohemi, se gjitha vendet sulmohen”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Bilanci 2023/ Rama: Përfituam 3.2 mld euro nga turizmi, viti më i miri për Shqipërinë! 3.5 mln euro të arkëtuara nga konfiskimet e shtesave pa leje


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?