Edi Rama u shpreh sot se është gati që të flasë për ndryshimin e sistemit zgjedhor në parlament, por përpara duhet të kalojë drafti i dakordësuar në shtëpinë amerikane dhe të Europës. "Për derisa ju iu referuar që unë aty kam thënë, është e vërtetë. Ju asnjëherë nuk më dëgjuat, por më refuzuat. Se nëse do të ishim ulur që atëherë kur ata të tjerët e kishin ndarë mendjen se do ta merrnin pushtetin me dhunë atëherë sot do të ishim duke bërë biseda të tjera, por jo këtë. Edhe PS-ja ka interesat e veta dhe i ka më të përputhura me ato publike dhe kombëtare sesa ju, sepse përgjegjësinë dhe ndikimit e ma më të madh.
Kjo temë është në zhvillim e sipër dhe më vjen keq sepse e shosh edhe në sjelljen publike të atyre që janë jashtë që kujtojnë se mund ta kalojnë lumin hipur mbi kalin mbrapsht, nga njëra anë duke vendosur kushte dhe nga ana tjetër duke dalë dhe na sharë dhe akuzuar. Aty ku bashkohem me ju është pjesa, që nuk kam sesi të kemi mendim ndryshe, e ngritën tërë këtë ballonë në ajër dhe një ditë të bukur na thanë, jemi mirë kështu si jemi. I duam sikur i kishim, pra nuk e paska pasur fajin sistemi i administrimit, pasi paska qenë OK-ej.
Dhe në kohën e humbur zonja Hajdari, ne kemi lënë mbrapa dy pika të rëndësishme, njëra e huaja sot, e jona që dje, vota e emigrantëve dhe tjera e tyrja, identifikimi biometrik. Le ti kthehen fjalëve të mira shumë kohë më parë, kur thosha Lulzim mos humb kohë rrugëve por hajde të bëjmë reformën për sistemin e teknologjisë që ta fusim në sistem, të bëjmë projektin pilot për teknologjinë dhe mbi atë të ngremë sistemin e plotë duke adresuar sistemin e plotë. Por atë kohë ishte ideja 'te sheshi, te sheshi, do të ndahet përsheshi', sa te Astiri te Teatri dhe në fund erdhëm ta lëmë sikur e kemi. Falë edhe zonjës Hajdari ne kemi pranuar, që të mos depolitizohet sistemi i administrimit. Nga interesi partiak nuk është problem për mua, por nga pikëpamja e shtetit është kthim i madh mbrapa. Ju duhet të kuptoni se nuk funksionon, mos mësoni nga Basha ti kërkoni të gjitha dhe të mendoni se këtu nuk ka të tjerë.
Zonja Hajdari kemi folur, unë nuk besoj që listat e hapura sjellin demokraci, rritje të cilësisë, që do të hapen listat dhe këtu do të vërshojë rinia dhe të tjerët do të goditen nga votat. Listat e hapura kanë problemet e tyre, por për mua nuk janë tabu që të jemi të qartë. Është e pavërtetë që listat e hapura e kthekan kryetarin si të tjerët, ia heqin përgjegjësinë për listat, sepse përgjegjësia e lidershipit është aty. Por janë disa pyetje, nëse ju sot jeni këtu kjo ka ardhur nga listat e mbyllura. Por listat e hapura nuk janë tabu për mua, doni ti diskutoni, i diskutojmë, por nuk mund të na impononi, mos u bëni si ata që ikën, se me kërcënime dhe shantazhe PS-në e tundoni të tregojë sa të vegjël jeni. Të gjejmë një zgjidhje në shqip, jo në anglisht. Vota e diasporës do kohë është sistem" tha Rama.
Lajmi kryesor:
Krisja për KQZ-në, Rama kërcënon Bashën: Ramë dakord se do ishte e depolitizuar! Lëri shantazhet, një fije peri e ndan marrëveshjen nga grisja
//ReportTv.al