Politikë

Rama: Listë të zezë për ndërtuesit abuzues, do të humbasin të drejtën për të marrë leje ndërtimi

21 Korrik, 18:48| Përditesimi: 21 Korrik, 19:01

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë ndërtuesit dhe investitorët abuzues se do të futen në një listë të zezë që do të krijohet me ligj nga qeveria, në kuadër të reformës së territorit.

“Kemi diskutuar dhe do të miratohet me ligj krijimi i një liste të zezë të ndërtuesve dhe investitorëve që abuzojnë me territorin dhe shkelin lejet e ndërtimit. Kush hyn në listën e zezë do humbasë të drejtë të marrë leje ndërtimi dhe do penalizohet nëse përfshihet në industrinë e ndërtimit. Do marrim masa për një kategori ndërtuesish shumë problematikë, si ata mashtruesit te zona ku ishim së bashku me ministrin e Drejtësisë, që nuk linin banorët të futeshin në pallat, apo edhe të tjerë si ata, që i lënë blerësit e apartamenteve të tyre në rrugë, pa dokumente hipotekore, ose duke bërë edhe shitje të dyfishta. Masat për këtë kategori do jenë drastike dhe ju bëj thirrje të vrapojnë ta zgjidhin këtë problematikë sa pa dalë së shpejti ky akt normativ, se pastaj do gjejnë një bela që do ta kenë shumë të vështirë”.


Lajmi kryesor:

Rama: Listë të zezë për ndërtuesit që shkelin lejet e ndërtimit, reforma e territorit zhvillohet në dy faza! Jo legalizime për ndërtimet pas 2020 (VIDEO)


V.GJ /A.A/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si po menaxhohet situata me zjarret?