Foto e Klosit me familjen Forster

Kronikë
Top 24

Rama: Luisa, turistja e 1-miliontë që viziton vendin tonë, vetëm për 20 ditët e para të gushtit

20 Gusht 2019, 19:50| Përditesimi: 20 Gusht 2019, 21:05

  • Share

Shqipëria është kthyer në një nga destinacionet më të pëlqyera gjatë verës, ku shumë turistë të huaj kanë zgjedhur që të kalojnë pushimet. Turistja e 1-miliontë është Luisa, njëra prej dy vajzave të familjes Forster nga Austria, të cilët  hynë sot në Portin e Sarandës, ku i priti një surprizë e këndshme nga ministri i Turizmit, Blendi Klosi. Vogëlushet nga Austria shfaqen të gëzuara me  bluzën ku shkruhet turisti i një miliontë.  

Në profilin e tij kryeministri shprehet: "Në njëzet ditët e para të këtij gushtit, kanë hyrë në Shqipëri plot 1 milionë turistë të huaj ose 16.5 % më shumë, se sa i gjithë gushti i kaluar".

Sipas tij, rritja e niveleve të turizmit është një arsye e madhe për të besuar tek vendi dhe e ardhmja për të rritur përpjekjet, si qeveri, komunitet, apo si qytetarë. 

 "Patriotizmin duhet ta masim në radhë të parë me kontributin në pastërtinë e mjedisit, respektimin e rregullave dhe në rrezatimin e traditës shqiptare të mikpritjes, që Shqipëria ta kthejë turizmin në një burim krenarie kombëtare dhe fuqi gjithnjë e më të madhe zhvillimi ekonomik e social", shkruan Rama.

Foto nga takimi i Klosit me familjen Forster

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?