Rama: Të kërkosh më shumë nga drejtësia s'është presion! Ne nuk mund të presim parashkrimin e krimeve e të shpëtojnë ata që i vodhën miliarda shqiptarëve

11 Maj 2022, 09:55| Përditesimi: 11 Maj 2022, 13:57

  • Share

Për kryeministrin Edi Rama, të kërkosh më shumë nga drejtësia, për hetimin e personave të korruptuar, ky nuk është presion. Nga selia e PS-së, ku zhvilloi një konferencë me ministrin Drejtësisë, Ulsi Manjën, kreu i qeverisë mohoi t’i ketë bërë presion drejtësisë, ndërsa foli në lidhje me qëndrimin e tij ndaj SPAK për të hetuar korrupsionin e politikanëve e gjykatësve e të prokurorëve të korruptuar të përjashtuar nga procesi i vetingut.

‘Çfarë presioni është të kërkosh hetimin e një ish-presidenti dhe ish-kryeministri të shpallur “non grata” nga SHBA me akuzat më të rënda të mundshme?!’- tha Rama.

Kryeministri tha se nuk mund të pritet parashkrimi i disa veprave penale që gjyqtarët dhe prokurorët që kanë ikur prej vettingut të cilët kanë vjedhur miliarda nga qytetarët shqiptarë, të shpëtojnë duke ia hedhur paq. Pa folur me emra, Rama i dërgoi një mesazh ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila tha pak ditë më parë se politikanët nuk duhet që t’i ushtrojnë presion drejtësisë, duke kërkuar hetimin e dikujt.

‘Mua s’më jep dot askush leksione për ndërhyrjen në punët e drejtësisë. As shqip dhe as anglisht.’- tha Rama. 

Në vazhdim të kësaj linje Rama hoqi paralele midis saj çfarë thotë për SPAK dhe deklaratave te BE e SHBA.

‘Çfarë do të duhej të thoshim pastaj për deklaratat e përfaqësuesve të BE apo SHBA, ku është kërkuar edhe hapur nominalisht ndëshkimi i politikanëve apo gjykatësve të korruptuar? Presion mbi drejtësinë?’- u shpreh kreu i qeverisë.

Duke iu drejtuar sërish SPAK, dhe vendosur veten në njeriun që ka udhëhequr reformën më të madhe nga koha e mbretërisë, Rama e krahasoi me Këshillin e Lartë të Shtetit. Sipas Ramës, SPAK duhet të merret me të korruptuarit dhe jo me procedura.

‘Të hetohen 21 janari. U vranë 4 njerëz me plumba të vërtetë. Të hetohet Gërdeci, janë dhjetëra të vrarë dhe qindra të plagosur. Ndërtonim teatrin e kukullave, por pronën na e ka marrë një gjykatëse, çfarë kërkon Arben Kraja nga unë, kur këtë gjykatëse e  ka këtu e ka në listë për 462 mijë euro të pajustifikuara. SPAK të mos gjuajë dinamit për cironka. Kjo ka shumë rëndësi. As të mos bëjë KLSH-në, apo inspektimin financiar të Ministrisë së Financave sepse janë institucione të ndara. SPAK duhet të merret me të korruptuarit dhe jo me procedura. ’- tha Rama.

Ndonëse nuk e përmendi me emër, Rama iu referua edhe vendimit të Gjykatë së Posaçme për ish kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

‘E patolerueshme që s’ka asnjë prokuror e gjykatës të korruptuar prapa hekurave. Atë për 60 metra katrorë, po pse doli dje ai?’- tha Rama.

Të njëjtën thirrje bëri edhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili kërkoi që të hetohen prokurorët dhe gjyqtarët e shkarkuar nga vettingu, por edhe ato që janë dorëhequr, të cilët kanë vënë miliarda në sistemin e drejtësisë në kurriz të qytetarëve shqiptare. Sipas Manjës, PS nuk ka komentuar asnjë vendim të gjykatës, por është detyra e ministrisë së drejtësisë që të kërkojë performancën e organave të drejtësisë.

Ora 11:36
Rama: Respekt për punën e SPAK, edhe për goditjet në oborrin e PS! Sektori i krimit të organizuar, punë fantastike, por duhet më shumë për anti korrupsionin

 

Edhe pse ka shumë kritika, Kryeministri Rama nuk la mënjanë sot edhe fjalët e mira për punën e bërë deri më tani nga Prokuroria e Posaccme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Rama tha se ka shumë respekt për punën e SPAK, edhe për goditjet që ka bërë në oborrin e PS!

“Kam shumë respekt për Arben Krajën, për drejtuesin e SPAK dhe kam respekt për punën e  SPAK deri tani. Respekt për goditjet që ka bërë në oborrin e Partisë Socialiste dhe goditjet ndaj krimit të organizuar, respekt. Pjesa që merret me krimin e organizuar është fantastike. Nuk e kanë promovuar sa duhet por kanë bërë punë fantastike. Sot është merita e Krajës dhe e SPAK që dyert për Shqipërinë janë të hapura në Holandë. Kush i pranonte më parë prokurorët në Holandë më parë, i kishte neveri”, ka thënë Kryeministri.

Ora 11:30
Rama denoncon: Kemi gati projektin për Teatrin e Kukullave, pronën shtetërore na e ka marrë një gjyqtare! Çfarë pret SPAK?!

Një tjetër denoncim ka bërë Rama në konferencën për shtyp sot së bashku me ministrin Manja. Rama ka përmendur faktin se projekti për ndërtimin e një Teatri Kukullash ka mbetur peng sepse një gjyqtare i ka dhënë vetes pronën shtetërore të Garda e Republikës.

"Partitë politike që bëjnë kallëzime janë një devijacion i madh. Në frymë kam qenë kundër, është fundi. Nuk ndodh në asnjë vend të botës që partitë të bëjnë kallëzime. Por edhe ne kemi bërë kallëzime. Madje edhe së fundmi kemi bërë. Pra, nëse ne ndërtuam një prokurori special, nuk e bëmë që të dëgjojmë të njëjtën histori se shiko se ne nuk kemi kallëzim. Shkoni në një vend të konsoliduar. Pa kallëzim fare, nëse një gazetë apo një qytetar nxjerr një fakt tronditës. Çfarë kallëzimi duhet këtu për të gjithë këta që numërova.

Ministri i Drejtësisë ka çuar çështjen e Teatrit të Kukullave, fëmijët e Tiranës e presin. Ne kemi bërë projektin, e kemi gati, dhe pronën na e ka marrë një gjykatëse, pronën e shtetit të Garda e republikës. Kemi spostuar Gardën e Republikës për ta ndërtuar dhe pronën na e ka marrë një gjyqtare. Një javë para se ta shporrte vettingu na vënë sigurim padie për teatrin e fëmijëve. Ndërsa ka 462 mijë euro të pajustifikuara! Çfarë kërkon Arben Kraja nga unë kur e ka këtu këtë gjyqtare?”, ka thënë Rama.

Gjyqtarja për të cilën flet Kryeministri është Klorinda Çela. Ajo është denoncuar nga Ministria e drejtësisë ka kallëzuar në SPAK, me akuzën për tjetërsimin e pronës, ku një pronë shtetërore ia ka kaluar pa të drejtë një subjekti privat.

Bëhet fjalë për pronën te Liqeni, te Garda e Republikës, ku sipas Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja kjo pronë ishte planifikuar që t'i vihej në shërbim të fëmijëve, por që kjo gjyqtare të cilën e quan 'Kap ça të Kapësh' (KÇK), i "nxori pronar". Manja flet me detaje, e ndërsa e quan skandaloze edhe për faktin se ky vendim është marrë një javë para se të shkarkohej nga vettingu, për problemet me pasurinë.

Kush është gjyqtarja Klorinda Çela?
Report Tv ka mësuar në vitin 2014 ministria e Drejtësisë ka kërkuar shkarkimin e saj, së bashku me bashkëshortin Ken Dhima, për probleme me pasurinë. Ajo ka përfunduar studimet në Elbasan në vitin 2005 dhe është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Elbasanit. Në 2013, është emëruar në Gjykatën e Tiranës deri në 28 tetor 2021, ku u shkarkua nga Vettingu.

Ora 11:22
Rama: Nuk bëjmë kallëzim për 'non gratën', ka dalë një akuzë e rëndë për të

 

Kryeministri Edi Rama thekson se nuk do të bëjnë kallëzim për Sali Berishën kur ka një akuzë të rëndë ndaj tij dhe kjo duhet të ishte puna e parë e drejtësisë sapo u shpall "non grata" nga SHBA.

"Pse duhet të bëjmë ne kallëzim? Nuk ka kuptim të bëjmë kallëzim për non gratën. Ajo është gjëja e parë. Ka dalë një akuzë që është më e rëndë se akuza e çdo gjykate nga SHBA. Ndërkohë është bërë vorbull e madhe diskutimesh. Jeni në vete apo jo? Ta marrim ta hetojmë, është apo jo? Nuk kam ndërmend të flas për këtë çështje, por çfarë kallëzimi kërkoni nga ne? Njësia antikorrupsion bën kallëzimin e vet. Nuk mund të bëjmë ne kallëzim për kundërshtarët. Kur nuk ka drejtësi, do i bësh por sot që ke sistem të ri drejtësie, çfarë kallëzimi do bësh? Nuk është puna jonë", tha Rama.

Ora 11:11
Rama kujton rastin e Rovena Vodës: Një grua arrestohet për një arkë peshk dhe qepim gojën! Institucionet e drejtësisë të merren dhe me ata që kanë 13 pasuri të pajustifikuara

 

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar rastin e ish zv.ministres së Brendshme, Rovena Voda, e cila u arrestua  pasi pranoi 2 mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk për punësimin e një personi në ministri. Rama thotë se nuk mund të bëjnë punën e budallait dhe kur qepin gojën për një grua që arrestohet për një arkë peshk, si mund të qepin gojën për të tjerët që kanë pasuri të apjustifikuara.

"Merrni shikoni komunikimin tim me qytetarët në rrjetet sociale se sa herë do të çuditeni se i kam të gjitha me statistika e të arkivuara dhe mbase një ditë mund të botohen kushedi një kazan i madh me mua në krye sesi njerëzit mund të më drejtohen mua si njeriu që i shiti shpresat dhe besimin e tyre tek një drejtësi e re dhe shikoni përgjigjet e mia. Janë të njëjta. Kryeministri nuk është prokuror apo gjykatës.

Mua s’më jep dot leksione askush për ndërhyrjen në sistemin e drejtësisë. Kush e njeh historinë dhe kush nuk është i angazhuar politikisht kundër meje e ka shumë të thjesht të shikojë të gjithë historinë dhe nuk do gjej që një parti në pushtet ka bërë punë për të hequr drejtësinë politikën. Kjo nuk është imunitet për politikanët që nuk janë në pushtet. S’jemi këtu për të bërë punën e budallait. Kur ne qepim gojën, kur një grua arrestohet për një arkë peshk dhe pavarësisht kësaj themi që edhe arka e peshkut është shkelje. Si mund të vazhdojmë të qepim gojën për këta. 13 pasuri të pa justifikuara dhe subjekti mund të jetë sot duke bërë investime i pa trazuar, shtëpia, vila, toka, të gjitha të pa justifikuara”, tha Rama.

Ora 11:08
Rama: E patolerushme që asnjë gjykatës apo prokuror nuk është pas hekurave

 

Kryeministri Edi Rama ka theksuar se është e patolerueshme që asnjë gjykatës apo prokuror nuk është pak hekurave dhe kërkon që SPAK të mos merret me persona që nuk kanë të deklaruar 60 metra katror, por të tjerë me më shumë pasuri të pajustifikuar.

"Këtu duhet kapur demi për brirësh, jo për bishti. Është  e patolerushme qëë asnjë gjykatës apo prokuror nuk është pas hekurave. Në këtë moment, kjo që nuk është bërë nga Prokuroria e Zakonshme duhet bërë nga ajo e jashtëzakonshme. Vettingu nuk është pushim nga puna. Sistemi i drejtësisë i pastruar i thërret këta. SPAK-u ka thirrur ndonjë? Kë, atë për 60 metra katror? Pse ndodh gjithmonë me këta pak metra katror, pak peshq në një arkë, pse? Nuk janë 5 mijë veta, por një grup njerëzish me ngarkesë të madhe. Kjo është bindja ime dhe e jona", tha Rama.

Ora 11:05
Rama: Hetoni Berishën, se po më akuzojnë mua se kam bërë dosjen me Blinken e Sorosin! Nëse s'ka fakte do t'i kërkoj unë llogari SHBA-së për 'virgjerëshën' tonë

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar sërish që të hetohet Sali Berisha i shpallur ‘non grata’ nga SHBA. Kjo pasi tha Rama me ironi, po më akuzojnë mua se e kam shpallur unë ‘non grata’ bashkë me Blinken e me Sorosin. Rama tha se nëse del se nuk ka fakte për Berishën, vet ai do t'i kërkojë llogari për ish-kryeministrin.

‘Në atë rast, se është rast shumë i rëndësishëm. Do habiteni dhe në atë rast kam folur pasi ka folur drejtësia. Ka folur drejtësia dhe çështja e Dvoranit është pushuar dhe pastaj kam folur unë. Nuk ju bën përshtypje që një është shpallur kampion nga sekretari amerikan i shtetit dhe jeton në një apartament të shpërndarë nga komuniteti ekzekutiv të merret dhe të futet në hetim dhe të lajmërohet KLD, se ky person është në hetim dhe të pengohet promovimi i tij dhe akoma mos të kemi asnjë informacion apo hetim për të gjithë këta ujqërit që pamë. Të kishte ardhur puna që Bojken Lako me dy dritaret e tij duhej dënuar, pasi ky figura këtu me një vilë të ndërtuar në tokën e tjetrit, njeriu i drejtësisë të futej atje ku e ka vendin do thonim këtu u bë Zvicra. Peshkaqenët me fytyrë njeriu në Zvicër nuk bëjnë hajgare. Po ju a nuk jeni të interesuar që ta dini pse e ka shpall non grata DASH. Unë jam i akuzuar se unë e kam bërë dosjen bashkë me Blinken dhe një noter atje në SHBA, që ka nxjerrë deklaratat. Këtu ka një pjesë shqiptarësh që nuk e besojnë. Këtu ka një pjesë shqiptarësh që besojnë se e ka bërë Soros me atë të gjatin. Na keni vënë në siklet virgjëreshën e vendit tonë. Pas Teutës ishte ky?! Mos i lini kusur kujtdo në anën që unë udhëheq që ka llogari të hapura me drejtësinë.’- tha Rama.

Ora 11:02
Rama i përgjigjet ambasadores Kim: Ndërhyrjen për presion në drejtësi nuk ma thotë njeri as anglisht, as shqip

 

Kreu i qeverisë i është përgjigjur deklaratës së amabsadores amerikane Yuri Kim, e cila tha pak ditë më parë se politikanët nuk duhet t'i ushtrojnë presion drejtësisë. Rama thotë se drejtësia duhet të jetë njësoj për të gjithë, jo e pjesshme.

"Jam dakord me këtë, thjesht adresa është gabim. Nuk them që drejtësia po gabon. Them se sic po vjen në anën tonë, të jetë dhe me të tjerët, nuk duam të jetë e pjesshme. Nuk kam asnjë dallim. Jam shumë dakord, po flas për ndërhyrjen për presion. Këtë nuk ma thotë dot njeri as anglisht, as shqip dhe në asnjë gjuhë. Le ta shkruajnë e ta përsërisin, nuk më intereson fare", tha Rama.

Ora 10:54
Rama: Do mbajmë gojën qepur sa herë institucionet e drejtësisë t'i drejtohen oborrit të PS!

 

Kryeministri Edi Rama ka theksuar sërish se nuk do të mbrojnë askënd që ka llogari të hapura me drejtësinë, edhe nëse institucionet afrohen në oborrin e PS.

"Nuk kam pasur asnjë iluzion që do të ishte një shëtitje në lëndinë, kjo është një ngjitje shumë e vështirë dhe për këtë arsye i kemi mbështetur institucionet e reja të drejtësisë, përtej edhe logjikës artimetike të buxhetit tonë të shtetit. Shihni shifrat se sa buxhet është spostuar nga të tjera zëra për të shkuar drejt zërit të drejtësisë. Shikoni pagat e institucioneve të drejtësisë, që kur kemi ardhur në detyrë nuk është bërë asnjë rritje e kabinetit qeveritar. Në institucionin e drejtësisë shikoni pagat për të kuptuar sa rëndësi i japim këtij procesi dhe se mbështetja jonë është 360 gradë për drejtësinë.

Mbështetja jonë është domethënëse kur ne e kemi qepur gojën dhe do vazhdojmë ta mbajmë të qepur sa herë që institucionet e reja të drejtësisë të drejtohen drejt oborrit tonë për këdo qoftë që mund të ketë llogari të hapura me drejtësinë. Kjo nuk ka ndodhur kurrë me historinë e Shqipërisë", tha Rama.

Ora 10:44
Ministri i Drejtësisë rendit 10 prokurorët e gjyqtarët miliarderë të shkarkuar nga vettingu: Të hetohen, nuk kishin asnjë burim financiar

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka kërkuar hetimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar nga vettingu, të cilët kanë bërë miliarda lekë në kurriz të drejtësisë.

‘Po ju jap disa shifra, kjo është e dhimbshme, rezulton se nga 197 prokurorë e gjyqtarë  të larguar dhe 50 të dorëhequr nga frika e vetingut, po u rendis top listën e 10 gjyqtarëve dhe prokurorëve që kryesojnë listën dhe mua askush s’më thotë dot pa e hetuar drejtësia e re, se nga e kanë vënë këtë pasuri që nuk e justifikojnë dot .

Subjekti i parë me 857 mln lekë të vjetra të pajustifikuara, ose 714 euro, që në jetën e vet ka bërë vetëm punën e prokurorit, ta hetojë drejtësia e re sepse për këtë e ngritëm. 800 mln lekë të vjetra subjekti i dytë, ky jo vetëm mungesë burimesh por ka ngel dhe te pastërtia e figurës, lidhje me botën e krimit të organizuara.

691 mln lekë të vjetra tjetri. 600 mln lekë të pa justifikuara,  por ky rezulton i lidhur me subjektin e pestë, se janë bashkëshortë, 550 mln lekë të vjetra ka bashkëshortja. 460 mln lekë tjetri dhe e mbyll i 10 në listë me 129 mijë euro. Doni me apartamente? 13 apartamente, shpi, dyqane, vilë, është larguar nga vetingu. Tjetri 3 vila, janë vendime këto nuk po i them unë.

10 pasuri tjetri, ndërsa një subjekt tjetër jo vetëm që ka deklarim të rremë dhe mungesë burimesh por ka ndërtuar dhe vilë pa leje në tokën e dikujt tjetër, dhe më lejoni miq, se ne kemi një kuadër ligjor të ashpër për ndërtimet pa leje, drejtësia jonë e re ka dënuar dhe për një avlli pa leje, ky ka kryer dhe vepër penal. Po kjo pse nuk fillon kryesisht? Të qepen mbrapa me shku një kallzim me të kap 22 prokuroritë e vendit për ndërtim pa leje dhe në fshatin më të thellë, me rrënje e degë ta zbardhin çështjen për katër ditë. Drejtësia jonë e re ka dënuar për një avlli, ndërsa një prokuror që ka ndërtuar pa leje, pse nuk fillon një hetim.’- tha Manja.

Ora 10:34
Ministri i Drejtësisë: Të kërkojmë performancën e institucioneve të drejtësisë, është e drejta jonë ligjore! PS s’ka komentuar kurrë asnjë vendim gjykatë

 

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se Partia Socialiste kurrë nuk ka komentuar vendimet e gjykatës edhe kur ato kanë qenë të disktueshme. Por tha Manja, të kërkosh performancën e institucioneve të drejtësisë, kjo është një e drejtë që ua jep ligji.

‘Nuk kemi ndërhyrë as në drejtësinë e vjetër dhe as tek kjo sot, që jemi sponsorizuesit që të jetë një drejtësi e pavarur në shërbim të qytetarëve. Kush drejton gishtin në drejtimin tonë duhet ta drejtojë nga vetja. Pavarësinë e gjyqësorit e kë garantuar vetë gjyqësori. PS, kryeministri, apo çdo përfaqësues i  asnjëherë edhe kur këto vendimmarrje kanë qenë të diskutueshme nuk i ka diskutuar kurrë vendimet e gjykatës. Vendimet e gjykatës kanë të drejtën ti komentojnë akademikët, jo ne si forcë politike. Por të kërkosh performancën e institucioneve të drejtësisë, jemi në kushtet tona ligjore. Në këtë pikë kryeministri, por edhe unë si ministër i drejtësisë, po ushtrojmë detyrën që na ka dhënë ligji dhe lidhet me politikat e drejtësisë, që janë përgjegjësi e kësaj mazhorancë.’- tha Manja.

Ora 10:31
Ministri i Drejtësisë: Nga procesi i vettingut, kanë dhënë dorëheqjen rreth 50 gjyqtarë e prokurorë pas vlerësimit të pasurisë! Rrezikojnë t'u parashkruhet ndjekja penale

 

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka treguar bilancin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë kaluar procesin e vettingut. Nga 530 gjyqtarë e prokurorë, 179 janë shkarkuar dhe 51 kanë dhënë dorëheqjen.

"Ku është shqetësimi ynë sot? Nga 530 gjyqtarë dhe prokurorë që kanë kaluar procesin e vettingut 179 janë shkarkuar për deklarim të rremë, fshehje pasurie dhe mungesë të burimeve financiare për pasuritë e krijuara dhe 51 të tjerë kanë dhënë dorëheqjen për shkak të procesit të vettingut. Nga ata ka një shqetësim akoma më të madh. 27 kanë dhënë dorëheqje pasi kanë marrë vlerësimin e pasurisë nga KPK, për të tjerët është bërë vlerësim pasurie por nuk dihet fati i tyre/

Ka afate për ushtrimin e ndjekjes penale. Po t’u referohemi këtyre afateve, për deklarim të rremë dhe fshehje të pasurive, për shkak të mos hetimit, rrezikojnë të parashkruhet ndjekja penale. Për çfarë e bëmë vetingun ne? Thjesht një proces për të pushuar disa gjyqtar dhe prokurorë? Jo. Vettingu duhej që qytetarët të kishin besim te drejtësia", tha Manja.

Ora 10:24
Rama për opozitën: Janë të vizatuar nga një dorë që më do më shumë mua, seç dua unë veten! Një i vdekur, një i gjallë në gjumë

 

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar sërish që drejtësia të hetojë Sali Berishën, i shpallur ‘non grata’. Kreu i qeverisë nuk la pa sulmuar edhe opozitën, ku tha se njeri kundërshtar është i vdekur dhe tjetri është i gjallë në gjumë.

‘Reforma në Drejtësi është mbështetur nga populli shqiptar. Këtu nuk është çështje e një luftë politike, politikisht nëse do e shihja në mënyrë cinike, as me dorë nuk e vizatoja dot, kundërshtarin njërin, tjetrin, tjetrin. Janë të gjithë si të vizatuar me dorë nga dora e dikujt që më do më shumë mua seç dua unë veten time. Ai është një kundërshtar i vdekur, ose një tjetër që është gjallë se fle gjumë. Nuk jemi këtu për këtë por akuza është aq e fortë dhe aq e drejtëpërdrejtë sa nuk ka ku të shkojë. Nuk mund të vihet në punë as besimi dhe as serioziteti i SHBA. Se u bë një vit që njerëzit dëgjojnë se kjo na qenka një konspiracion ku është përfshirë edhe DASH dhe as nuk mund të vihet në pikpyetje serioziteti i drejtësisë së re. Drejtësia duhet ta thotë nëse ka çështje penale. Se morale e politike këto janë të qarta e të zgjidhura.’- tha Rama.

Ora 10:22
Rama: Tek drejtësia e kemi vënë vetëm gurin e themelit, nuk lejojmë ta mbulojë rëra e së kaluarës

 

"Tek drejtësia e kemi vënë vetëm ne gurin e themelit", tha kryeministri Edi Rama duke theksuar se nuk do të lejojnë që ta pushtojë frika, ndaj insiston që të vijojnë hetimet për të korruptuarit. Ndër të tjera u shpreh se institucionet që merren me vettingun janë të pavarura nga qeveria, pavarësisht se çfarë mund të thonë njerëzit.

"Tek drejtësia e kemi vënë vetëm ne gurin e themelit dhe nuk mund të lejojmë që ta mbulojë rëra e të kaluarës dhe të vijojë frika e së kaluarës nga të njëjtat forca regresive të të kaluarës. Kjo nuk mund të ndodhë. Kemi 2 adresa që nuk i kemi shpallur ne, janë shpallur institucione të pavarura prej nesh, qoftë Departamenti i Shtetit, qoftë Komisionet e vettingut janë jashtë nesh komplet. Mund të thonë çfarë të duan njerëzit, por ky është fakti, jo gënjeshtrat që fatkeqësisht mund të jenë më tërheqëse", tha Rama.

Ora 10:19
Rama: Nuk kërkoj dënim, por hetim për Sali Berishën! Të zbardhet e vërteta për 21 janarin, Gërdecin dhe skandalet financiare e korruptive

 

Kryeministri Edi Rama i ka bërë sërish thirrje SPAK që të hetojë për Sali Berishën, por jo ta dënojë. Rama thotë se kërkon të zbardhet e vërteta për 21 janarin, çështjen e Gërdecit dhe disa skandale financiare e korruptive, ndërsa thekson se nuk ka presion apo ngutje.

"Presion mbi drejtësinë? Çfarë duhet të thonim për deklaratat e BE dhe SHBA ku është kërkuar ndëshkimi i politikanëve apo gjykatësve të korruptuar? Sipas meje jo, nuk ka presion mbi drejtësinë. Çfarë presioni është të kërkosh hetimin e një ish presidenti dhe një ish kryeministri të shpallur non grata nga SHBA me akuzat më të rënda të mundshme që lidhen me veprimtarinë e institucioneve të këtij vendi? Sekretari amerikan i shtetit ka kërkuar publikisht se institucionet e këtij vendi duhet të bëjnë punën e tyre. Që të jemi të qartë, juve mund të provoni të kundërtën. Unë nuk kam kërkuar dënim, por hetim. Dënimin nuk e vendosim ne, por të hetohet një çështje që është gur në qafë për të gjithë Shqipërinë dhe nuk është çështje e një personi, është domosdoshmëri.

Të zbardhet e vërteta nga një drejtësi e drejtë dhe e pavarur. Që janë të pavarur nuk ka pikë diskutimi, prandaj duhet të clirohet nga çdo frikë e të kaluarës dhe më në fund të hetohen 21 janari, krimi shtetëror nuk ekziston, të hetohet nëse është apo nuk është krim shtetëror, i cili nuk parashkruhet. Këtë ta tregojë hetimi i drejtë dhe i pavarur. Të hetohet Gërdeci. Janë dhjetëra të vrarë e qindra të plagosur. Të hetohen disa skandale të mëdha financiare e korruptive. Çfarë presioni e ngutje është kjo? Nuk është ngutje se jemi në fund të vitit 3 dhe nuk kemi folur. Të gjithë baltën për këtë ngurrim të pajustifikueshëm e kam mbajtur unë personalisht", tha Rama.

Ora 10:12
Rama: S’kishte ndodhur në 500 vjet të dënohen figura të larta në oborrin e partisë në pushtet! PS garancia që drejtësia të bëjë drejtësi

 

Kryeministri Edi Rama tha se Partia Sociliste është garancia që drejtësia të hyjë në oborrin e PD-së dhe të bërë drejtësi, ashtu siç edhe ka vepruar.

‘Nëse sot ish-ministra ish deputetë ish-kryetarë bashkie, apo ish-drejtorë, të cilët një pjesë e madhe nuk kanë qenë hiç kur janë ndaluar dhe tani janë mbrapa hekurave. Ky është vetëm rezultat i një fakti shumë kokëfortë dhe historik që as unë dhe askush nga ne, nuk jam angazhuar në rrugën e kësaj reforme as për të thënë një gjë dhe pastaj për të bërë një gjë tjetër, as për ta përdorur politikisht dhe as për të sulmuar politikisht kundërshtarët.

Përndryshe, siç nuk kishte ndodhur në 500 vjet, dhe e gjithë kjo që ka ndodhur, e tregon. Siç nuk ndodhi në 500 vjet, ndonjë prokuror apo gjykatës që të hetohet dhe të dënonte figura të larta politike në oborrin e partisë në pushtet. Që të jemi të qartë garancia se drejtësia mund të hyjë lirisht në oborrin e PS-së dhe të bërë drejtësi për këdo që turpëron këtë parti jemi ne. Vetë kjo parti dhe askush tjetër. ‘- tha Rama.

 

Ora 10:09
Rama: Nuk ma heq njeri të drejtën të komentoj SPAK! Të hetojë politikanët, gjykatësit dhe prokurët e korruptuar! Kush ka llogari të hapur me drejtësinë, derën e PS e ka të mbyllur

 

Kryeministri Edi Rama i ka bërë sërish thirrje SPAK që të hetojë politikanët, gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Ndër të tjera theksoi se kushdo që ka të hapur llogari me drejtësinë, e ka të mbyllur derën e Partisë Socialiste. Duket se Rama i është përgjigjur edhe ambasadores Yuri Kim duke thënë se nuk ia heq askush të drejtën për të komentuar për SPAK.

"Në vijim të një diskutimi që është ngjallur nga qëndrimi im në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste lidhur me nevojën që SPAK të hetojë në mënyrë gjithëpërfshirëse korrupsionin e politikanëve, gjykatësve, prokurorëve të korruptuar. Disa e kanë quajtur presion mbi drejtësinë, disa frikë nga humbja e pushtetit. Pavarësisht interpretimeve, më e rëndësishmja është që ky diskutim të bëhet sepse SPAK, së shpejti mbush 3 vjet, vettingu dhe pak javë mbush 5 vjet.

Si dikush që për shkak të detyrës e ka udhëhequr politikisht, moralisht dhe vendosmërisht reformën në drejtësi, në emër të forcës politike që i ka dhënë kësaj reforme të gjithë fuqinë e mbështetjes së vet morale, politike, profesionale, që nga pikënisja dhe deri sot por edhe si njeriu që është sulmuar më shumë për këtë reformë, unë besoj se të drejtën në këtë moment që në njëfarë mënyre mbyll një cikël dhe hap një tjetër, të drejtën që ta ndaj me opinionin publik qëndrimin tim për punët e drejtësisë së re, nuk ma heq dot askush. E kemi treguar se për ne nuk ka të paprekshëm dhe cdokush në radhët tona që me drejtësinë ka një llogari të hapur, derën e kësaj partie e ka të mbyllur", tha Edi Rama.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 12/05/2022 02:29

    Z.Rama s'i te t'a shpjegojme c'nenkuptojne amerikanet? Ata kerkojne qe drejtesia te veproje,po keshtu dhe populli shqiptar.Leshimet,sorrollatjet e zvarritjet nga ana e SPAKUT per cilindo subjekt hetimi jane te papranueshme dhe te patolerueshme.Keto kerkesa te bera nga goja e nderkombetareve dhe popullit shqiptar jane te pranueshme e te justifikuara,por te njejtat kerkesa, te dala nga goja juaj dhe aq me keq kur jane te specifikuara,tingellojne pak //Erdogan//,pak //Orban//.A nuk kerkonte Erdogani ndjekjen dhe hetimin e Gulenit?.Erdogani eshte nje autokrat.Besoj se ju z.Rama e kini te qarte cfare nenkupton termi /autokrat/,apo jo?!

    Përgjigju
  • Nari: 11/05/2022 21:36

    Ulsiu genjen se nuk ka nderhyre ps neper pune gjykatash. Dy raste: zv/km Brace shkoi tu bo presion ne gjyq ne Durres; km Rama mori tel nne gjyqtare duke bo presion per ceshtje. Ulsiu ministri me i paafte i drejtesise

    Përgjigju
  • Klodi: 11/05/2022 20:46

    Spak sa eshte ne kohe duhet ti nise hetimet per vrasjet e 21 janarit se ai gjak i derdhur nuk falrt

    Përgjigju
  • Olti: 11/05/2022 20:44

    Drejtesia duhet te funksionoje ne cdo fushe te caktuar! Rama si nje njeri teper vizionar i drejte dhe transparent po i kerkon SPAK ate cfare duhet! Berisha ka vetem ato lloqet e kavajes rame ti vazhdo keshtu!

    Përgjigju
  • Denis: 11/05/2022 20:44

    Si nuk esht hetuar dhe nukpo fillon te hetohet sali berisha per vrasjet qe ka kryer eshte nje gje te cilen un sdo ta kuptoj kurre

    Përgjigju
  • Klodi: 11/05/2022 20:43

    Nuk ishte asnjilloj presioni, te kerkosh te vendoset drejtesia ne vend eshte gje shum normale se spaku duhet te merret me berishen e meten. Rama beri gjen e duhur se kshu zgjohet spaku nga gjumi

    Përgjigju
  • Dashamiri: 11/05/2022 20:28

    Rama po kerkon ate qe gjith shqipria po kerkon arrestimin e ilir hajduit dhe sali vrasesit

    Përgjigju
  • Derziu: 11/05/2022 20:26

    Ore nuk po e kuptoni kaq gje qe rama po mbeshtet drejtesin dhe po thot qe cdo kush do perballet me ligjin si mund te flasim dhe te llogjikojm keshtu dhe portalet e bleme qe vetem genjejn pafund

    Përgjigju
  • Arber: 11/05/2022 20:26

    Rama dhe qeverisja e tij ka qene gjithmone me drejtesine.Merini njeher shqyrtojini kriminelet me te medhenj Salen dhe Ilirin

    Përgjigju
  • Darina: 11/05/2022 20:26

    E drejta duhet te vihet ne vend dhe qeveeia rama kete hje po synon

    Përgjigju
  • Majlinda: 11/05/2022 20:19

    Nuk e kuptoj kur nje kryetar vendi flet per drejtesine qe duhet ti behet atyre qe kane vjedhur kete shtet per vite me rradhe. Dhe ky shtet do ket drejtesi vetem nese spaku fillon denon ata te paret e me rradh pastaj

    Përgjigju
  • Klark: 11/05/2022 20:18

    Duhet te hetohen politikanet patjeter por si fillim duhet ta hetojn ate Salen dhe Lir meten se shum kan fitu

    Përgjigju
  • tori: 11/05/2022 20:13

    Rama eshte mbeshtetesi me i madhe i drejtesise, kam mbeshtetur gjithmone drejtesin pa kushte dhe me ndershmeri.

    Përgjigju
  • Redona: 11/05/2022 20:11

    Rama ka te drejte. kriminele si Sala dhe Meta duhet te denohen dhe ti jepet drejtes vendit. Vetem kjo qeveri ka mundur te jete transparente i lumt

    Përgjigju
  • Avokati: 11/05/2022 17:49

    Gjyqtaret dhe prokuroret milionere jane : Petrit Fusha, Artan Broci, Guxim Zenelaj, Besnik Ymeri, Arjan Qafa, Artur Malaj, Skender Damini, Petrit Aliaj, Hysen Saliko, Alaudin Malaj, Gjin Gjoni, Agron Zhukri, Artur Gaxhi, Andri Ymeri, Ken Dhima, Sokol Tona, Emiljano Ruli etj etj

    Përgjigju
  • katunari: 11/05/2022 17:27

    te kerkosh nga drejtesia me emra nen investigim dhe te urdherosh hapje investigimi eshte presion o artist qe ngele duke gabime injoranti.

    Përgjigju
  • Arbërori: 11/05/2022 16:54

    Hajni alarmon që të kapen hajnat, ështé bërë shteti rrumpall hajnash

    Përgjigju
  • Teatri: 11/05/2022 14:25

    Teatrin e kukullave e dha per pallat tek shoket. Kurse ambientet e ish gardes, prone private, i do prape per teater kukllash por per ndertusit e vet. Keta jane monstra more. Pse na e mori gjyqtarja thote, se ja kishim vene syrin ne!!!

    Përgjigju
  • Sako: 11/05/2022 14:11

    Hetoni dynjane, thote mavria kryekorruptonjes, por jo mua. Hetoni Berishen dhe Meten ca kane bere ose zhbere 20 vite me pare, por jo mua qe perdite perlaj ndonje cope ne bregdet. Ceshte ky more? Po, 21 janari te rihetohet por jo per Berishen por te gjithe ata qe e organizuan, nxiten dhe ekzekutuan dhe ku per pasoje 4 te pafajshem u vrane. Pergjegjesit kryesore mor maskara je Ti me Tomen dhe pastaj Sale plehra! Gerdeci? Ti je serish mor maskara qe bere pazar me Sali plehren per hater te shokut tat Medi por edhe per te zaptuar PS. Ish presidentin? Prape Ti mor maskara dhe Mete koklopa duhet te hetoheni dhe jepni llogari se si ne menyre te ndyre kriminale rate ne ujdi, ujdi qe te beri surratin tat neokomunist blloku ne krye te pushteteve te shtetit. Dhe qysh atehere i ke vene zjarrin shtetit per interesin e oborrit tat te organizuar kriminal. As SPAKU dhe asnje hetusi nuk ta del ty dhe te tjereve se ja kaloni padrinove dhe karteleve. Por nuk do ti shijoni jo.

    Përgjigju
    • Leon: 11/05/2022 19:56

      Po protesten agresive me molotov kush e organizoi? Edhe pse nje proteste kaq agresive, a pati te vrare mes protestuesve? Organizuesit e protestes qekan per t'u hetuar dhe jo ai qe dha urdher te vriten qytetaret. Ku jemi ne? Ne diktature? Shko ne Rusi me mire se atje te fusin ne burg po protestove. Atje do gjendesh mire ti

  • tiku: 11/05/2022 13:15

    reforma ne administrate eshte celesi i cdo gjeje. do it!!!!!!!!

    Përgjigju
  • sokoli: 11/05/2022 12:48

    Ju e shifkeni si presion , ku ishit deri dje qe nuk dilnit ne asnje moment per te folur as per gerdecin as per 21 janarin , bete nje sy qorr dhe nje vesh shurdh ose me mire te dy , injoranta

    Përgjigju
  • goni: 11/05/2022 12:42

    o kalliri i gjat, ore leri trutë ne b*th te ullirit u plaçin, na jep çertifikatat e tokes, dhe vazhdo ti ec perpara!

    Përgjigju
  • Enis: 11/05/2022 12:40

    Saliu dhe Meta duhet te denohen per te gjitha krimet qe kane bere sa me shpejt te jete e mundur. Nuk duhet ti leme te lire kto kriminele qe kan vrare dhe mashtruar njerez per vite me rradhe

    Përgjigju
    • Riku: 11/05/2022 16:20

      Salen dhe Meten I denoi vota se skane asnje pushtet... po ate qe ka pushtet kush po/do I keroje llogari... se nderkohe denohet app jo sala karburanti vaji etj do vijojne rrugen e vet dhe rroga jote do mbetet njesoj si plot 9 vite e fundit... uroj te te ngope Barkun hyra ose jo e sales ne burg por dyshoj ta beje...

  • Besjan: 11/05/2022 12:38

    Reforma ne drejtesi ka pasur goxha zhvillim vitet e fundit dhe qytetareve i eshte kthyer besimi tek drejtesia

    Përgjigju
  • pablo: 11/05/2022 12:37

    Cfaredollloj fjale qe ke then deri me sot ka dal.Shqiperia vertete duhet qe te shpetoj nga njerez non grada dhe hajdut

    Përgjigju
  • Edmond: 11/05/2022 11:28

    Faktikisht ti i paster nuk ke be azgje , ti duhesh Gjykuar per Genocid ke helmuar me drog cdo cep te vendit . Qeveria e skandeleve je azgje me shume . Pas 9 vitesh fajen e ka Saliu . Po kur te nderroj jet Saliu kush do e ket fajn ?

    Përgjigju
  • Une: 11/05/2022 10:39

    Leri plehrat e Metes e te Saliut qe kane kaluar ne histeri neper media. Shkel gazin, ndrysho ligjin nese gjerat nuk levizin. Nese duan referendum beje referendumin. Ta shohin mire se cfare do ky popull.

    Përgjigju
    • Riku: 11/05/2022 16:22

      Bravo teori komplet idioti funksional...

  • Arbërori: 11/05/2022 10:38

    Anti Amerikan nr një është Edvin Rusi, sepse dashuria e Edvinit është Putini…

    Përgjigju
    • Askushi: 11/05/2022 14:34

      Jeton ne Rusi ti,që ke këto informata?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?