Kryesocialisti Edi Rama

Rama mbledh Asamblenë e PS më 17 mars te Gjiri i Lalëzit, në fokus rienergjizimi i partisë

11 Mars, 14:26| Përditesimi: 11 Mars, 15:18

  • Share

TIRANË- Kryesocialisti Edi Rama do të mbledhë të dielën në Durrës, Asamblenë kombëtare të Partisë Socialiste në kuadër të rienergjizimit të partisë.

Takimi do të mbahet në një prej resorteve të qytetit, dhe pritet të nisë në orën 11 me fjalën e kryeministrit Rama.

Fokusi do të jetë tek zbatimi i detyrave të lëna më herët për strukturat e partisë, si dhe korrigjimin e problematikave dhe mangësive të evidentuara në organizatat socialiste dhe anëtarësimet e reja.

Kjo pjesë e punimeve do të drejtohet nga sekretari I përgjithshëm Blendi Klosi, ndërsa më pas do të ketë raportime edhe nga anëtarët e Asamblesë për punën e kryer.

Në axhendën e punimeve është parashikuar edhe miratimi I dy projekt-udhëzimeve mbi “zgjedhjet e përgjithshme në parti" dhe "Kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të kongresit të partisë”.

Report Tv ka siguruar edhe rendin e ditës.

1.Fjala e Kryeministrit Rama

2.Blendi Klosi për zbatimin e detyrave të Asamblesë kombëtare të PS për rienerrgjizimin e partisë, korigjimin e mangësve të evidentuara në organizatat socialiste dhe anëtarësimet e reja

3.Raportime, diskutime nga anëtarët e AK për zbatimin e detyrave të ngarkuara

4.Miratimi i projekt udhëzimit "Mbi zgjedhjet e përgjithshme në parti"

5. Miratimi i projekt-udhëzimit "Kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të kongresit të partisë, bashkëkryetarët e OS dhe KS të NJA"

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Den: 11/03/2024 16:12

    Aty ndertoni dhe parlamentin etj sepse aty eshte simboli i korrupsionit per te gjthe politikqenerit pa dallim partie feje dhe krahine

    Përgjigju
    • I.Lir: 12/03/2024 01:09

      Ke te drejte o Den..Dhe jo vetem i korupsionit...por edhe i pushtetareve pashallare te vertete,qe kane ngritur nje sistem te vertete me hareme,ku bejne pjese femra te agjensive ne varesi te institucioneve qendrore ku punojne politikqenerit. Mjafton tju hudhet nje sy udhetimeve te nje politikqeni e do e shifni qe ka gjithmon me vete nje "eskorte"nga haremi i nje organi ne varesi.! Tamam qener te paburra qe shfrytezojne pushtetin per tu defryer hoteleve ne vendet me egzotike te botes,...ne perendim e ne vendet arabe te konsideruara si perla te lluksit. Keta kane emra e mbiemra. Jane ministra e zv.ministra. Po kush ti shohe...kryepolitikujku.?!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?