Kryeministri Edi Rama

Politikë

Rama mbledh Asamblenë e PS-së më 8 shtator në Durrës, pritet të zgjidhet kryesia e re dhe sekretariati

28 Gusht 2024, 15:46| Përditesimi: 5 Shtator 2024, 20:12

  • Share

Më 8 shtator Rama mbledh Asamblenë e PS në Durrës, bëjnë me dije burime për Report Tv. Asambleja e re do te zgjedh kryesinë e partisë dhe sekretariatin.

Përbërja e re e Asamblesë së Partisë Socialiste u votua gjatë punimeve të Kongresit të PS-së më 28 korrik të këtij viti në Pallatin e Kongreseve, në të cilin Rama bëri publike dhe ndryshimet në qeveri.

Asambleja e re ka rreth 350 anëtarë, ndërsa Kongresi zgjodhi vetëm 156 prej tyre me votën e secilit anëtar, pasi pjesa tjetër zgjidhen automatikisht për shkak të funksioneve drejtuese që mbajnë në nivel qendror dhe lokal.

Janë pikërisht këta emra të Asamblesë së PS-së që do të zgjedhin Kryesinë e ardhshme të partisë dhe listën e deputetëve për zgjedhjet e 2025.

G.K/M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zaka: 28/08/2024 23:33

    O gjikand po na rrase mrena per qeset plastike tonelatat ikin me anije

    Përgjigju
  • Lira: 28/08/2024 17:09

    Aman z.Rama mos e li Vloren ne duart e Vilmes,Anduelit ketij kryetarit te ri te Bashkise apo ca te tjereve qe e shkaterruan PS

    Përgjigju
    • Partia: 28/08/2024 17:37

      Aman e z.Rama ver ca hajdutë të tjerë, jo këta.

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?