Politikë

Rama mbledh deputetët tek ish-vila e Enver Hoxhës, në fokus fushata zgjedhore

28 Maj 2019, 19:29| Përditesimi: 28 Maj 2019, 19:42

  • Share

Ashtu siç ishte parashikuar kryeministri Edi Rama, ka mbledhur deputetët dhe drejtuesit e PS-së në qarqe në një darkë pune. Mbledhja ka nisur në orën 19:00 në zonën e ish-Bllokut tek 'Vila 31' apo siç njihet ndryshe si ish-vila e Enver Hoxhës.

Ky takim vjen vetëm pak ditë para çeljes zyrtarisht të fushatës elektorale dhe pikërisht menaxhimi i kësaj fushate do të jetë edhe tema që do të diskutohet mes socialistëve.

Të parët që kanë mbërritur në vilën 31 ishin kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe ministrat Blendi Klosi e Ogerta Manastriliu. Ndërkohë më pas kanë mbërritur edhe Bashkim Fino, Elisa Spiropali, Mirela Kumbaro, Fatmir Xhafaj, Niko Peleshi e Etilda Gjonaj.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?