Rama mbledh drejtuesit e qarqeve, takime kokë më kokë dhe me ministrat! Nesër mblidhet Kryesia e PS

10 Janar 2022, 08:17| Përditesimi: 10 Janar 2022, 13:11

  • Share

TIRANË- Në kohën kur opozita po kalon krizën më të madhe të saj politike, socialistët vijojnë betejën më pranë qytetarëve. Orët e para të mëngjesit të sotëm, kryeministri Edi Rama, ka mbledhur në Selinë e Partisë Socialiste të gjithë drejtuesit politik të qarqeve. Mbledhja ka nisur rreth orës 8:30 të mëngjesit ndërsa në fokusi të saj, kana qenë disa pika kyçe, duke nisur që nga axhenda që do të ndiqet përgjatë vitit 2022 dhe sfidat e të gjithë mandatit të tretë qeverisës, për të qëndruar më pranë qytetarëve.

Rama ka kërkuar të përmblidhet analiza nga secili drejtues për situatën në çdo qark përkatës. Një tjetër diskutim mes socialistëve, ishte organizimi që do t’i bëhet në datë 15 janar, në kuadër të 30-vjetorit të Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë. Ndërkohë, ditën e nesërme, rreth orës 09:00, do të mblidhet edhe kryesia e partisë socialiste për të ndarë objektivat e radhës.

Pavarësisht se situata politike vijon të jetë në favor të socialistëve, për shkak të betejës së  brendshme për drejtimin e partisë demokratike, Edi Rama e ka nisur vitin me një serë mbledhjesh në kabinet dhe parti, duke iu nënshtruar analizave të thella.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?