Rama drejt rikandidim të Ervin Demos në Berat: Ka bërë punë shumë të mira! Porti i Durrësit? Do ndryshojë pozicionin e vendit në Mesdhe

16 Nëntor 2022, 15:21| Përditesimi: 16 Nëntor 2022, 20:57

  • Share

BERAT- Porti i Durrësit është shndërruar në kryefjalë të politikës, e për këtë është ndalur të flasë edhe në Berat kryeministri Edi Rama. Përtej kritikave e akuzave që vijnë nga opozita, Rama këmbënguli që do t’i shkohet deri në fund këtij projekti. Ai solli një krahasim me rastin e Malit të Zi, ku tha se ndërtimi i një porti detar ka ndikuar në përmirësimin ekonomik të vendit. Për Ramën, e njëjta gjë do të ndodhë edhe me Shqëiprinë.

“Shikoni sot Malin e Zi. Mali i Zi ende sot me pagat më të larta në rajon, prej kohësh, prej disa kohësh. Pse Mali i Zi ka pagat më të larta në rajon? Çfarë ka Mali i Zi? Nuk ka ndonjë industri nxjerrëse, nuk ka ndonjë veprimtari të madhe. Sepse Mali i Zi ka ndërtuar shumë vite më parë një port që është shumë më i vogël sesa ky që do bëjmë ne, që është shumë më pak atraktiv sot, në kontekstin e sotëm, por që në atë kohë ishte një portë e madhe e hapur në Mesdhe, e re, e cila bëri pikërisht këtë që po iu them; e ngriti Malin e Zi në një nivel tjetër dhe e shkëputi komplet nga gjithë pjesa tjetër e rajonit, duke bërë që përmes kësaj porte të hyjnë turistë që shpenzojnë shumë dhe të hyjnë investime që sjellin shumë më tepër punësim cilësor dhe paga të larta.

E njëjta gjë do të ndodhë edhe me portin e Durrësit.  Ndërkohë që, ne paralelisht po ndëtojmë edhe Portin e Ri Tregtar, një port tregtar për sfidat ekonomike të kësaj kohe sepse porti ekzistues i Durrësit është njësoj, në të gjitha aspektet siç ishte Stadiumi Kombëtar në Tiranë që nuk pranonte të luante më asnjë skuadër e huaj dhe që UEFA dhe FIFA thanë stop. Ky është dallimi atje dhe nuk diskutohet që ne do ta bëjmë portin Turistik të Durrësit, dhe nuk diskutohet që ne do t’i bëjmë të gjitha ato gjëra për të cilat e kemi nisur këtë rrugë dhe nuk diskutohet që për këdo që do të shikojë se ku ne do të arrijmë, mjafton të kthejë kokën dhe të shohë se nga ku ne u nisëm”, tha Rama në Berat.

Nga ana tjetër, kur politika është në “ethet” e zgjedhjeve vendore, duket se edhe Ervin Demo do të jetë një nga kryebashkiakët që do i besohet një mandat të dytë. Kjo sepse Rama foli me superlativa për punën e tij.

“Për hir të së vërtetës, jo se dua ta them për të marrë këtu ndonjë duartrokitje për Ervinin, por më vjen mirë që i dhamë drejtim më në fund edhe te shkolla ‘Babë Dudë Karbunara’ se ishte realisht e padrejtë që ajo shkollë me traditë dhe me aq shumë nxënës dhe me atë nevojë të mbetej e patrajtuar, kështu që besoj që do të bëhet aty një investim i mirë. Ervini bëri çmos për të marrë fondet nga Qeveria, tani juve bëni çmos që Ervini të bëjë punën siç duhet, është detyra juaj që ta shikoni të bëhet puna siç duhet. Por unë jam i bindur se siç janë bërë dhe falë Ervinit natyrisht shumë punë të mira këtu, do të bëhet edhe shkolla ‘Babë Dudë Karbunara’”, theksoi kreu i qeverisë.

Rama nuk i kurseu as akuzat për dyshen e aleatëve, Meta-Berisha.

“Një degë e shtrembër e pemës sonë gjenealogjike ku krijesa të mbushura me një ligësi dhe me një ankth të madh godasin vazhdimisht, helmojnë vazhdimisht, sokëllijnë vazhdimisht për t’i thënë shqiptarëve se ky vend është i mallkuar pa ua thënë drejtpërdrejt. E sot ne jemi në këto kushte, kur këta njerëz janë të ekspozuar. Nuk janë më një hipotezë. As një krahasim metaforik në të shkuarën. Janë të ekspozuar njësoj si ata që janë vënë në këtë vend në shërbim të së keqes së këtij vendi, që kur ka lindur shteti shqiptar. Janë të ekspozuar sepse këta njerëz kanë marrë para. Këtë e di gjithë bota. Këtë e dini të gjithë ju”, tha ai.

Në fund, ndalur te çështa e emigrantëvem kreu i qeverisë shtoi se nuk do të jetë e largët dita kur më shumë shqiptarë do të kthehen nga sa ikin.

Ora 17:47
Rama: Koha kur shqiptarët do kthehen më shumë se ç’ikin jashtë vendit

1668617301_ramass.jpg

Kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur se shqiptarët do të kthehen në atdhe dhe se nuk do jetë e largët kjo kohë.

“Koha kur shumica e shqiptarëve do vijnë më shumë se ikin nuk është e largët, koha ik atje se është fushë me lule ka ikur, nuk ka si vendi yt dhe ky vend të ofrojë një mundësi më shumë se çdo vend tjetër, do ende kohë, por situata ku jemi sot na mjafton që rruga është hapur dhe këtë rrugë e kemi hapur ne”, tha Rama.

Ora 16:52
Rama batuta me të riun: Të ka ecur mbarë se të kam mbajtur unë në krah kur ke qenë i vogël

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat me një të ri i cili tregoi se kur ka qenë i vogël ai e ka mbajtur në krah. Me batutë Rama i tha se i ka ecur mbarë pikërisht prej tij.

Në radhë të parë doja t’ju falenderoja për mundësitë që na dhatë me takimin tuaj. Në radhë të dytë doja të shprehja që ju jeni idhulli im, dhe ju ndjek prek kohësh. Madje, jam një nga ata djem që kam patur fatin e mirë, kur kam qenë i vogël ju zoti Edi Rama më keni marrë në krah.

Mendoj, kjo është arsyeja që unë jam i suksesshëm këtu ku jam. Jam një djalë që pëlqej marrëdhëniet me publikun, jam pjesë e qendrës rinore të Bashkisë Kuçovë, ndjek trajnime të ndryshme, dhe faleminderit që keni hapur mundësi për ne të rinjtë, ku ne të shpalosim idetë tona”, tha i riu. 

“Tani për t’i kthyer përgjigje djalit që e kam mbajtur në krahë kur ka qenë i vogël. Nëse të ka ecur, të ka ecur se të kam mbajtur unë në krah. Por po të ishte kështu i bie që të kisha superfuqi, por nuk besoj të jetë kështu”, u shpreh Rama

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 17/11/2022 00:48

    Ndryshime me serborus mbrenda Durrësit dhe Shqiprisë si jo o tradhtar muti

    Përgjigju
  • Mane: 16/11/2022 23:50

    Fatos Nano, "nona" e korrupsionit socialist, e la qeverisjen duke futur ne xhep pensionin e perjetshem nga shitja e albtelekom tek turqit dhe koncesionin e portit te hidrokarbuteve ne Porto Romano! Tashme pikerisht porti i shokut Nano do te behet edhe sterporti i ri i vendit. Kjo, fale "babes" se korrupsionit te kuq, shokut Rama. Eh si vete kjo pune. Dikur shanin nj tj me rop shpie, sot jane cifti me fashion i kronikes meroboliniste.

    Përgjigju
  • Beratasi: 16/11/2022 22:58

    Sa i more Dhori Kules për ta bërë kryebashkiak këtë kryelamashin? Berati këtë radhë mezi pret tju dhj*si në kokë o komandant

    Përgjigju
  • Emir: 16/11/2022 20:45

    Ee o rame. Po plagjaturen e doktoratures qe i kapen kti? Ti sikur i kishe inat kto plagjaturat?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?