Rama mbledh kabinetin qeveritar, përcakton objektivat për 300 ditët e ardhshme të qeverisjes

5 Janar 2022, 09:33| Përditesimi: 5 Janar 2022, 17:30

  • Share

Në fillim të vitit të ri, kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot kabinetin qeveritar në lokalin ‘Vila 30’, në kryeqytet. Burime për Report Tv bëjnë me dije se mbledhja është zhvilluar me ministrat dhe ka si qëllim përcaktimin e objektivave për 300 ditët e ardhshme. Kujtojmë se javën e fundit të dhjetorit, kryeministri Edi Rama mblodhi kabinetin qeveritar për bilancin 100 ditor. Ky takim vjen menjëherë pas fillimit zyrtar të punës për vitin 2022.

Kujtojmë se Partia Socialiste, nën drejtimin e Edi Ramës, u fut në historinë e Shqipërisë, duke marrë një mandat të tretë radhazi, e duke u bërë kështu partia e parë që ka arritur ta sigurojë këtë rezultat në historikun e zgjedhjeve në vend. Socialistët arritën që të marrin 74 mandate në zgjedhjet e 25 prillit, të mjaftueshme për të qeverisur e vetme, pa pasur nevojën e një koalicioni, e ndërsa PD mori 59 mandate, kurse LSI vetëm 4 të tilla.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?