TIRANË- Edi Rama, në cilësinë e kreut të Partisë Socialsite, ka thirrur në një mbledhje të gjithë kandidatët për deputet në zgjedhjet e 25 prillit. Mësohet se mbledhja nisi në orën 20:30 dhe është zhvilluar online.
I gjithë fokusi ka qenë te mënyra e të bërit fushatë nga kandidatët për deputet, ku mësohet se kryesocialisti u ka kërkuar që të mbledhin votat për Partinë Socialiste dhe jo në emra të veçantë, me qëllim që të arrihet objektivi i vendosur, një minimum mandatesh nga 78 deri në maksimumin 88. Rama u ka "tërhequr" vëmendjen, veçandërisht emrave të sigurt në lista, dhe ua ka ndaluar që të publikojnë numrin e tyre personal sipas renditjes në listë, por të gjithë duhet të fokusohen te numri "12", që i përket PS-së në fletën e votimit. Një gjë e tillë, mësohet se është bërë me qëllim që të mos shpërqëndrohet votuesi, por edhe për të mos lejuar garën brenda llojit.
Këto detaje u mësuan nga burime konfidenciale brenda mbledhjes, e ndërsa Xhemal Qefalia, i renditur i 14-ti në listën e PS-së për Tiranën, i ftuar në 'Repolitix' u ndal edhe një tjetër porosi të Ramës.
"Një herë duhet sqaruar se ne nuk bëjmë takime siç i bën Luli është bërë në zoom. Brenda strukturave të PS-së për çështjen e organizimit, jemi inkurajuar nga kryeministri që të ndjekim në mënyrë fanatike rregullat për të respektuar masat anti-COVID. Këshillat kanë qenë që të mbajmë distancë sociale me qytetarët. Duhet të ruajmë distancën që të mbrojmë qytetarët, pasi për ne është më e rëndësishme, që të mbrojmë jetën e qytetarit dhe shëndetin tyre. Nuk janë gjëra që janë diskutuar brenda formatit të organizuar nga PS. Ne duhet të mbrojmë qytetarët të vazhdohet vaksinimi pasi pandemia është ende me rrezik", tha Qefalia.
Kjo mbledhje vjen kur kanë mbetur edhe pak ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, ku mësohet se kreu i qeverisë u ka ndarë porositë e fundit.
Kam 20 vite qe votoj PS por me braktisjen per hakmarrje mesjetare qe i ka ber kjo qeveri Shkodres duke harru qe ka dhe socialist ketu,do votoj djathtas me shpres qe te investohet dhe ne Shkoder.
Përgjigju