Edi Rama, kryeministër

Politikë
Top 24

Rama mbledh qeverinë nesër në Elbasan, në takim edhe ministrat e shkarkuar

5 Janar 2019, 19:58| Përditesimi: 5 Janar 2019, 20:09

  • Share

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të dielën në mëngjes qeverinë në një takim informal në Elbasan. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në këtë takim do të jenë të pranishëm ministrat e shkarkuar nga Rama dhe ministrat e sapoemëruar.

Në fokus të këtij takimi do të jenë prioritetet e këtij viti për qeverinë Rama. Nuk do të mungojnë në takim kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi. 

Mbledhja e qeverisë vjen një javë pas ndryshimeve në kabinetin qeveritar. Kryeministri Rama vendosi të ndryshojë 7 ministra dhe të kalojë në postin e zv.kryeministrit, deputetin socialist, Erion Brace.

Komento

Komente

  • Gallata: 06/01/2019 10:11

    Mbledhje me te emeruar dhe me te shkarkuar. Gallate qe se ka pare toka deri tani.

    Përgjigju
  • sula: 05/01/2019 21:28

    Vazhdo me PPP se per 6 muj shqipnia hyn ne BE . Gjynaf qe Brace do punoj me ty Ed , se ai nuk duron padrejtesite dhe korrupsionin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?