Piramida e Tiranës

Më 16 tetor samiti i Procesit të Berlinit, Rama zgjedh Piramidën e Tiranës për të pritur liderët europianë dhe ata ballkanikë

6 Tetor 2023, 19:04| Përditesimi: 6 Tetor 2023, 22:59

  • Share

Për herë të parë, samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet jashtë kufijve të Bashkimit Europian dhe për ta organizuar këtë samit me rëndësi për vendet e Ballkanit Perëndimor është zgjedhur Tirana. Vendi që do të bëjë bashkë liderit europianë dhe ata ballkanikë në samitin e 16 Tetorit është zgjedhur Piramida e Tiranës.

Përgatitjet për këtë samit po vijojnë, ndërsa ka qenë vetë kryeministri Rama i cili ka ndarë edhe logon e samitit disa ditë më parë që do të mbledhë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe një sërë krerësh të qeverive së BE-së.

Në samit deri më tani është konfirmuar pjesëmarrja e Kancelarit Gjerman, Olaf Scholz, presidenti Francës, Emmanuel Macron, si edhe Presidentja e Komisionit Europian, Urusula von der Leyen.

Piramida e Tiranës nga një muze i ndërtuar në fund të viteve 1980 në Tiranë për të nderuar diktatorin shqiptar Enver Hoxha është shndërruar në një qendër trajnimi për teknologjinë dhe programet kompjuterike. Përzgjedhja e këtij vendi nga kryeministri Edi Rama nuk ka qenë e paqllimshme. Si duket Rama do të përcjellë mesazhin e Shqipërisë evropiane, ndarjen nga e shkuara, rrugën drejt Evropës pikërisht aty ku e shkuara i ka gjurmët më të thella, te muzeu i doktorit.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Coincidenze: 06/10/2023 22:20

    Do festojnë Ditëlindjen e Hoxhës në 16 tetor,te Ish Muzeu!

    Përgjigju
  • Keci: 06/10/2023 20:07

    Mos ke dashur me thënë muzeu Dullës dhe e ke thënë muzeu doktorit ( kupto Sala) të fjalia fundit.

    Përgjigju
    • albanesi: 06/10/2023 22:24

      Ai vend eshte i shejnte ashtu do te mbetet brez pas brezi.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?