Qeveria javën tjetër do të miratojë rregulloren për menaxhimin e plazheve. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro gjatë takimit me kryebashkiakët sot në Pallatin e Kongreseve.
"Kemi nisur projektin e sistemimit dhe rikualifikimit të dimensionimit estetik të hapësirave publike. Do të bëhet në të gjithë bregdetin. Hapësirat do të jenë të lira, pa pushtim çadrash e shezlonë e pa baraka që bëjnë biznes shezlonës. Javën tjetër miratojmë në qeveri rregulloren e re të mirëadministrimit të plazheve" tha Kumbaro.
Çfarë parashikon rregullorja e re?
Hotelet do të jenë të vetmet që kanë mundësi për të aplikuar për të menaxhuar stacione plazhi në proporcion të drejtë me numrat e dhomave. Është shtuar dhe kriteri i ri: Në çdo 1 km plazh do të ketë minimumi 300 metra plazh publik.
"Kemi nisur projektin e sistemimit dhe rikualifikimit të dimensionimit estetik të hapësirave publike. Do të bëhet në të gjithë bregdetin do të behet kjo. Hapësirat do të jenë të lira, pa pushtim çadrash e shezlonë dhe pa baraka që bëjnë biznes shezlonës. Javën tjetër miratojmë në qeveri rregulloren e re të mirëadministrimit të plazheve, oferta gjithë përfshirëse turistike e vendit ka ndryshuar ka ndryshuar edhe filozofinë dhe udhëtimeve të turistëve dhe të pushuesve vendas apo të huaj që nuk vijnë vetëm për të pushuar në bregdet, por edhe gjatë muajve të verës duan që ti marrin maksimumin këtij vendi. Pas shumë diskutimeve dhe debate edhe brenda qeverisë dhe me kolegë, modeli i ri i menaxhimit të plazheve do të bazohet në parimin kryesor se shezlongët në vetvete nuk mund të jenë parimi parësor i biznesit, por duhen trajtuar si një aksesor shtesë i hoteleve apo i strukturave akomoduese. Në çdo një kilometër plazh do të kemi 300 metra plazh publik, kjo është një sfidë shumë e madhe për ne për bashkitë" tha Kumbaro.
Strategjia Kombëtare e Turizmit 2024-2030 iu prezantua sot kryetarëve të bashkive.
Strategjia e cila projekton krijimin, përmirësimin dhe konsolidimin e produkteve turistike e ndan vendin në 6 rajone turistike: Rajoni turistik i bregdetit të Adriatikut, rajoni turistik verior i brendshëm, rajoni turistik i Tiranës, rajoni turistik i bregdetit të Jonit si dhe rajoni turistik jugor i brendshëm. Ajo mbështetet në 6 shtylla.
Sfidë tjetër do jetë dhe pastrimi i përditshëm i plazheve, për të cilën kërkohet dhe angazhimi i pastrimit të plazheve.
Për qeverinë, për të gjitha agjensitë dhe për bashkitë e bregdetit do të jetë një sfidë e madhe për tu angazhuar me të gjitha forcat në administrimin e plazheve të lira dhe në pastrimin e bregdetit, ku edhe këtë vit agjencia kombëtare e bregdetit vijoj të njëjtin operacion, plazhe të pastra, për çka ne angazhohemi që ta bëjmë edhe vitin 2025 në Shkodër, në Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Vlorë, Himarë dhe në Sarandë, në pastrimin e përditshëm të 93 kilometrave linear plazhe.
Pastrimi është një betejë që ne e firojmë çdo vit dhe se fitojmë për të thënë që Shqipëria këtë vit ishte më e pastër se vitin e kaluar, ne me këtë duam të ndërtojmë Shqipërinë model të pastërtisë dhe duhet që të mobilizohemi të gjithë siç jemi edhe këtu sot përfaqësues nga të gjithë sektorët.
Lajmi kryesor:
Qeveria prezanton strategjinë 2024-2030: Jo turizëm masiv! Vendi do ndahet në 6 rajone turistike! Rrisim netëqendrimet me 138%
S.G//ReportTv.al
Kete vere kam qene me pushime nje ishull qe quhet Thasos nje sazllon jepet falas, Psh/nje kafe ose nje uje por sebashku qe merrja unebenin 3 evro, ndersa ne Juge me tha nje shoke 75 evro. Tani si te themi te rrime ketu apo te shkojme ne Greqi apo Turqi e ne Mal te Zi?
PërgjigjuKjo eshte ministrja me e poshter e Rames. Grabitese , e pacipe, dhe mbi te gjitha hiqet si intelektuale, si frankofone. Makuterise kerkon t I hedhe lezet. Kur do shporren keto fytyra te keqija?!
PërgjigjuQë çadrat e shezllonët duhen hequr se s’bën,kjo është mëse e vërtetë,por që dhe hotelet qê janë në bregdet iu duhen një numur çadrash e shezllonësh për aq sa numri i dhomave të tyre dhe kjo êshtë mëse e vërtetë,se ndryshe hotelet quhen ‘te falimentuar’ gjatë sezonit.Problemi është se resorte e pallate te ndertuar ne bregdet,iu ‘grabitet’ e drejta për të bërë plazh në hapesiren në vijë te drejte , apo në thellsi ,se tashme do e zejne hotelet,te cilat mund te jene edhe 100-1000 m larg brezit te rërës.Ketu mund te perjashtohen ato qe janë në vijë të parë e të dytë,si psh Hotel ‘Adriatiku’ i vjetër.Sepse i bie qe kush ka banesen aty ,te shkoj te bej plazh nje kilometer larg ,se hotelxhijte do ken vënë numrat e dhomave të tyre e s’të lejojnë. E zgjata njëçik,por kjo që po bëhet,duket si një populizëm për efekt elektoral edhe pse përsëri qytetarët nuk kanë ku të venë pēr të bërë plazh,siç mora shembullin më sipër,por edhe sepse ‘çunat e shezllonave’ do të mbijetojnë duke ‘u fshehur’ pas hoteleve dhe do t’i vënë përsëri aty ku i kanë vënë.
PërgjigjuQeveria po vepron gabim. Qeveria duhet te procedoj me menyra te tjera per vendosjen e cadrave jo ti heqi ato, pra te vendosi kusht per cmimin e cadres jo me shum se 5milek te vjetra. Po pa cader fare turizmi ne shqiperi do bie sepse kerkush nga na nuk shkon ne pik te vapes te nguli cader 1 ore. Njerzit duan dhe komoditet.
Kete vit ishte 30% plazh publik, viti i ardhshem do te jet 300 metra ne 1 km po plazh publik, ku eshte ndryshimi ketu?
PërgjigjuKjo Mirela Kumbaro Furxhi nuk ka cipe fare
PërgjigjuMbase keto 2 te parat mbase dhe qendrojne por prpa nuk del llogarija thonin qe 380 mij shqiptare kan emigruar keto te tjeret ku jan qe kan kaluar!? Habitem me faktin per turistat. Qe dilni e thoni 8 milion ku ishin se te kishte 8 milion nuk do kaloje lirshem. Kam ber 20 here saranden kete vit me makine edhe parvejt nga llogaraja nuk kaloje dot. Kete vit si tyneli si llogaraja bosh. Kam qen ne borsh mbi 15 dite kam qen ne vuno ne palase mbi 10 her i vetmi vend qe ishte i populluar ishte dhermiu asnje nga jugu pervec dhermiut. Turistat kete vere 2024 low cost te gjithe me buke neper ballkone. Para se me nxjerr sondazhe edhe reklama te bukura ikni pyesni edhe bizneset ju te mediave si ishte ky sezon turistik kapeni kudo ju doni edhe nese te thot ndonjeri qe ka qen i mir un e fshij komentin direkte. Faktet jan personale edhe me sa pash un kete vit ka qen shum dobet. Ah se harrova himaren edhe potamin biles ky i fundit ja 10 dite ishte i ndotur e skishte fare plazhista.
Bravo. Tani paskemi shpetuar. Do behen hotele dhe aty ku ka pasur kafene baraka. Talleni trapin me popullin talleni.
PërgjigjuTa gezojn plazhin të gjithë.
PërgjigjuTi paske mbaruar si njeri a i vrar
PërgjigjuVAZHDON TALLJA DHE POSHTERIMI I POPULLIT SHQIPTAR NEPER PLAZHET TONA,,,,QE DUHET TE JENE TE GJITHA PA PAGESE...DHE TE PASTRUARA DHE MIREMBAJTURA NGA QEVERIA DHE BASHKITE..../////
PërgjigjuDikush qe rezervon hotel, s'do ta nise diten me avaze jo po ku çadra e bashkise, pse radha 3, etj.etj, rezervon edhe çadren, ndaj u duhen hoteleve ca çadra.