TIRANË - Kuvendi është i vendosur për të votuar pa asnjë ndryshim Kodin Zgjedhor që u kthye për rishqyrtim nga presidenti Meta. Këtë e ka konfirmuar dhe kryeministri Edi Rama këtë të hënë.
Pas mbledhjes me shtabin elektoral të PS-së, Rama tha askush nuk mund ta vendosë në diskutim Parlamentin, as vetë Presidenti Meta.
"Do të votojmë sa më shpejt kur të caktohet seanca e takimit. Pa asnjë ndryshim pikë dhe presje doi votojmë kodin siç u votua nga Parlamenti. Askush nuk mund të vendosë në diskutim vendimin e Parlamentit, as Ilir Meta" - tha Rama.
Si çdo të hënë kryeministri zhvilloi takim me drejtuesit politikë të PS-së ku u diskutua dhe puna e bërë në përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme.
Drejtuesit e qarqeve kanë raportuar për aplikimet në portalin "Deputetin që duam".
Pas përfundimit të mbledhjes me shtabin elektoral, kryeministri Rama foli për kthimin e Kodit Zgjedhor për votim në Parlament nga Presidenti Meta. Ai u shpreh se ajo do të votohet sërish dhe se askush nuk mund ta vendos në diskutim parlamentin, as Presidenti Ilir Meta.
"Do të votojmë sa më shpejt kur të caktohet seanca e takimit. Pa asnjë ndryshim pikë dhe presje doi votojmë kodin siç u votua nga Parlamenti. Askush nuk mund të vendosë në diskutim vendimin e Parlamentit, as Ilir Meta" - tha Rama.
te ngrihet nje komision serioz dhe te dale me perfundime konkrete dhe te shpejta,jo te zgjase pafundesisht gjersa cdo gje venitet dhe bie interesi,per nje ceshtje me fakte flagrante nuk ke pse e sterrhollon.
Përgjigju