Politikë

Rama mbledhje me drejtuesit politikë, ministrat e Kryesinë e PS, mbyllet pas 6 orësh takimi, në fokus zgjedhjet e 11 majit dhe vota e emigrantëve (VIDEO)

7 Mars, 09:39| Përditesimi: 7 Mars, 20:40

  • Share

TIRANË-  Ka zgjatur rreth 6 orë mbledhja e Partisë Socialiste në Pallatin e Brigadave. Kryeministri Edi Rama mblodhi rreth orës 14.00 në vilën qeveritare tek Pallati i brigadave ministrat, kryesinë e Grupit Parlamentar dhe drejtuesit politikë të PS.

Report Tv mëson se është diskutuar vetëm për programin elektoral te socialisteve në çdo sektor dhe se cila do të jete qasja në takime publike me qytetarët. Takimi mes socialistëve do të vijojë edhe përgjatë ditës së nesërme me fokus zgjedhjet e 11 majit dhe vota e diasporës.

Në fokus të mbledhjes ka qenë edhe vota e diasporës. Një tjetër sfidë e rëndësishme për Partinë Socialiste është edhe përmbyllja e listës së kandidatëve për 12 qarqet, e cila duhet të dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve brenda 12 Marsit.

Në këtë mbledhje, kreu i qeverisë ka kaluar në sitë angazhimin e gjithsecilit për të bërë një vlerësim të punës së deritanishme. 

Ora 17:18
Mbledhja me drejtuesit politikë të PS dhe ministrat për zgjedhjet e 11 majit, Rama rikthehet sërish në takim

 

Kryeministri Edi Rama është rikthyer sërisht në mbledhjen që po zhvillohet ditën e sotme me përfaqësuesit më të lartë të PS, në Pallatin e Brigadave, ku në fokus janë zgjedhjet e 11 majit.

Ky takim ka nisur rreth orës 14:00 dhe kryeministri Rama u largua rreth orës 16:00, ndërsa është rikthyer sërish. 

S.G/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Studentët dhe të rinjtë kujt duhet t’i japin prioritet: