Mbledhje e mëparshme e grupit të PS

Rama mbledh të martën deputetët dhe ministrat në Kryesinë e Kuvendit! Porosia: Të mos ketë mungesa

4 Maj, 17:39| Përditesimi: 4 Maj, 17:49

  • Share

Mbledhja e grupit parlamentar socialist, e mbajtur zakonisht të hënave, për javën e ardhshme do të zhvillohet të martën, edhe për shkak të pushimit me rastin e pashkëve ortodokse.

Report Tv mëson se në këtë mbledhje në Kryesinë e Kuvendit do të marrë pjesë edhe Kryeministri Edi Rama dhe kabineti qeveritar. Burime nga Partia Socialiste bëjnë me dije se Rama pritet t’i drejtohet ligjvënësve dhe ministrave socialistë me mesazhe të rëndësishme, ndërsa mbledhja ndryshe nga herët e tjera mund të transmetohet Live.

Kjo mbledhje e thirrur nga Rama, me porosinë që të mos mungojë askush, vjen në një moment kur në Partinë Socialiste ka nisur një proces riorganizimi, ndërsa Rama ka planifikuar edhe një tur takimesh më diasporën. Por edhe situata politike duke në një moment të rëndësishëm, kur një vit para zgjedhjeve të ardhshme debatet mes palëve janë shtuar, të përqendruara edhe në aksionet e SPAK me dosje për drejtues të opozitës por edhe çështje brenda mazhorancës.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?