Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në 'Vila 31' në ish-bllok ministrat. Mbledhja zgjati rreth 1 orë, ndërsa nuk ka informacione mbi atë se për çfarë u diskutua.
Ndërkohë bëhet me dije se ditën e nesërme, në orën 17:00, do të mblidhet edhe Kryesia e Partisë Socialiste.
Mbledhja e Ramës me deputetët vjen pasi SPAK i ka kërkuar Kuvendit arrestimin e deputetit të PS, Alqi Bllako i akuzuar si i përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit ku ka përfituar mbi 14 mln lekë duke favorizuar shoqërinë e Klodian Zotos.
Sipas SPAK, Bllako, në bashkëpunim me Lefter Kokën dhe Pëllumb Abeshin, kanë kryer veprime të kundërligjshme duke përgatitur dokumentacion të falsifikuar në lidhje me të dhënat e pronës së shpronësuar 111 564 m2 , për inceneratorin e Fierit, duke paraqitur pranë Këshillit të Ministrave projektvendimin dhe relacionin për shpronësim për kategorinë e pronës “tokë truall”, ndërkohë që rezulton e provuar se prona është “tokë arë”. GJKKO ka vendosur “sekuestro preventive” për një apartament në zotërim të babait të Alqi Bllako, Edmond Bllako, me sipërfaqe 99.48 m2, që përmbush vlerën ekuivalente të përfituar në mënyrë të paligjshme nga Alqi Bllako në shumën 14,964,900.
E thjeshte: gjitha baterite dhe faturat e korrupsionit sa te.munden ti shkarkojne tek legacia e LSI dhe Metes. Medemek qene mish i huaj por ja drejtesia po ben punen e saj dhe pergjegjesia eshte personale dhe jo "politike kolektive". Qe eshte dhe krimi me i rende - korrupsioni politik ne shkallen me te larte ate te kapjes se shtetit.
Përgjigju