Politikë

Rama mbyll fjalën në OKB me thënien e Nënë Terezës: Të bëjmë gjëra të vogla, por me dashuri të madhe

24 Shtator 2021, 22:45| Përditesimi: 24 Shtator 2021, 23:00

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama e mbylli fjalën e tij në Asamblenë e OKB-së me një thënie të shenjtores shqiptare, Nënë Tereza. Teksa po fliste për strehimin e afganëve në Shqipëri, Rama përdori thënien e Nënë Terëzës për ta përshkruar më së miri xhestin e vendit tonë, "Edhe kur nuk bën dot gjëra të mëdha, bëj gjëra të vogla, por me dashuri të madhe".

Ndërkohë Rama tha se nuk mund ta linim popullin afgan në këtë moment të vështirë, por Shqipëia bëri atë që bën gjithmonë, mikpritjen.

"Tani dua të them dy fjalë për Afganistanin. Është detyra jonë të bëjmë diçka për të mos braktisur popullin afgan, që e gjen veten edhe njëherë në udhëkryq. Ndërkohë që ngjarje dramatike zhvilloheshin para syve tanë, nuk mund të rrinim duarkryq. Bëmë atë që kemi bërë në momente të tjera kritike të historisë sonë, kur shpëtuam mijëra viktima të Holokaustit, apo kur mirëpritëm gjysmë milioni vëllezër e motra kosovarë, që i shpëtonin ferrit të spastrimit serb. Në këtë jetë ka një kohë kur merr, e një kohë kur jep”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama në OKB: Duhet qasje e re globale për përballimin e pandemive! Njihni Kosovën, kjo asamble e paplotë pa të! Ballkani i Hapur, vendos paqen si realitet i pakthyeshëm


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?