Kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët në Elbasan të cilëve u ka bërë thirrje që të votojnë për kandidatin e PS, Gledian Llatja, duke theksuar se kandidatët të cilët përfaqësojnë Metën dhe Berishën kanë qëllimin vetëm për të mbajtur peng bashkitë.
Ndërsa u shpreh i bindur për fitoren e PS në shumicën e bashkive, Rama tha se do vijojnë investimet dhe projektet e propozuara, dhe nga ana tjetër ambiciet e Metës dhe Berishës për të fituar do zvogëlohen gjithmonë e më shumë.
“Një gjë është e sigurtë pas 14 majit, të nesërmen fitorja e kryetarëvetanë të bashkive do jetë gjëja më e mirë që mund t’u ndodhë jo vetëm socialistëve. Qytetet do pastrohen, do vazhdojnë punën. Do vazhdojmë gjithë projektet e mëdha, do shtojmë numrin e turistëve që vijnë në këtë zonë, ku më parë nuk bëhej fjalë për turistë. Dhe non grata bashkë me florinin do shohin që do u zvogëlohen ambiciet. Dhe drejtësia që ka vonuar aq shumë për ta, çdo ditë e më shumë ka më pak shanse për të harruar”- tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama mbyll fushatën e PS në Elbasan dhe Kavajë: Ambiciet e non-gratës dhe Like Floririt do zvogëlohen pas 14 majit
B.V/ReportTv.al