Politikë

Rama: Më 15 Maj, vjen e gjithë BE në Tiranë! Imagjinoni t’ju shfaqet liderëve bufi i kënetës si bashkëbisedues (VIDEO)

30 Mars, 17:29| Përditesimi: 30 Mars, 19:16

  • Share

Kryeministri Edi Rama tha se më 15 Maj do të vijnë në Shqipëri të gjithë liderët e Bashkimit Evropian për samitin e Komitetit politik Evropian. Ai tha se shqiptarët duhet të votojnë për Partinë Socialiste me 11 Maj, dhe të mos lënë që bufi i kënetës të ulet me këdo liderë si bashkëbisedues.

“Nuk duhet asnjë urtësi e madhe për të menduar vetëm një moment, imagjinojeni që BE me ne është angazhuar në negociata, Janë 1 mijë vajza e djem që punojnë çdo ditë, më 15 Maj, BE i gjithi, vjen në Tiranë. Në datën 16 maj, vijnë edhe të gjithë liderët e Evropës jashtë BE që nga Britania e Madhe, Turqia, Ukraina dhe Azerbajxhani dhe sekretari i NATO-s. Çfarë ndryshimi ka midis një mesazhi të 11 majit, ku shqiptarët pa dallim partie, i çojnë Evropës mesazhin që ne të gjithë duam të hyjmë në BE tani dhe një mesazhi të paqartë. Pastaj imagjinoni që atyre t’iu rishfaqet bufi i kënetës si një bashkëbisedues. Imagjinoni Evropa dhe NATO që bashkëbisedon me bufin e kënetës”, u shpreh Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Greqia të heqë ligjin e luftës, absurd! Përplasja për Belerin? Bufi nacionalist bëri lëmsh dynjanë! Njohjen e pensioneve përmes integrimit, ulemi në BE si shqiponja (VIDEO)


Xh.D/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?