Politikë

Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!

24 Dhjetor, 19:15| Përditesimi: 24 Dhjetor, 20:37

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës në darkën e sotme me ambasadorët

Në mbrëmjen e sotme, me rastin e darkës tradicionale të shtruar për nder të Trupës Diplomatike dhe të ftuarve të tjerë të nderit, kryeministri Edi Rama preku edhe gjeopolitikën, si drejtues i një vendi të NATO-s.

Ai kujtoi vendin bosh të lënë nga ambasadori rus në Tiranë, duke theksuar se do të dëshironte që të ishte i pranishëm dhe që të ndikonte te paqja.

"Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh sonte, por mungesa e përfaqësuesit të saj nuk ishte zgjedhja jonë. Ishte zgjedhja e rëndë e vendit të tij, për të dalë nga radhët e paqedashësve me një agresion ushtarak të paprovokuar dhe të padrejtë kundër Ukrainës. Ky akt tragjik në pragun e Europës demokratike ka shkaktuar vuajtje të patregueshme, humbje jetësh të panumërta dhe zgjerim shkatërrimesh. Ukraina dhe populli i saj trim meritojnë admirimin tonë, solidaritetin tonë dhe mbështetjen tonë të patundur. Sjelltë viti i ri paqe, një paqe të drejtë, për Ukrainën dhe popullin e saj!", tha kryeministri.

Por jo vetëm kaq, sepse kreu i qeverisë preku edhe situatën në Lindjen e Mesme, duke uruar gjithashtu që viti i ardhshëm të sillte paqen edhe në vendet e përfshira në luftë atje, si Izraeli, Gaza, Palestina dhe më gjerë.

"Shpresoj po ashtu me shpirt që viti i ri të sjellë paqen midis Izraelit dhe Palestinës, që do t’i japë fund vuajtjes se pambarimte të popullit në Gaza e po ashtu kalvarit tronditës të pengjeve që ende mbahen të burgosur në errësirën e bodrumeve mesjetare të Hamasit. Shqipëria beson në mënyrë të palëkundur në zgjidhjen me dy shtete, por më lejoni të jem i qartë, asnjë zgjidhje e qëndrueshme nuk është e mundur sa kohë Hamasi është pjesë e tablosë. Të presësh paqe nën influencën e tyre do të ishte po aq naive sa të përpiqeshe të ndërtoje Europën e pas Luftës së Dytë Botërore përkrah batalioneve të SS-ve", theksoi kryeministri.


Lajmi kryesor:

Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja


A.Q/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?