E dëgjojmë shpesh nëse hypi kryeministri në charter apo fjeti në 5 yje hotel. Ky është problemi që ne duam ta luftojmë korrupsionin ?!!!
Jo jo, aspak kjo nuk është zgjidhja për të gjurmuar ku është fshehur korrupsioni. Ne nuk kemi kryeministër që duhet të na tregoje se çfarë kategori udhëtimesh dhe akomodimi i duhet, sepse ne nuk kemi nevojë sesa modest është kryeminstri sepse ai na përfaqëson neve për të qenë sa më dinjitoz dhe sa më i zgjuar me të huajt kur bëhet fjalë për dipllomacinë. Se po të ishte ashtu siç e do opozita atëherë të dalë kryeministri në rrugë e të nxjerre dorën me autostop drejt destinacionit të tij, pasi të ketë ftuar gazetarët me kamerat, dhe ne te themi pastaj e shikon se sa modest e kemi kryeminstrin tonë të ndritur e të na rrojë sa malet. Ne nuk na duhet një kryeministër i tillë apo ministër për të na treguar kështu thjeshtësinë. Sepse populli thotë më mirë shifi punën sesa gunën. Kemi me dhjetëra shembuj ku ministrat e kryebashkiakët shfaqeshin gju me gju me popullin apo duke bërë pazarin tek tregu i fshatarëve dhe në fund të ditës sipas SPAK na rezultuan me pasuri marramendëse të fshehura nëpër skutat e vilave të tyre e me prona të pafundme në emër të të afërmëve të tyre. Me të tilla demonstrime jemi ngopur, sa na kanë hapur edhe barkun nga pështirosja. Ne na duhet një kryeministër që punon fort dhe bën detyrat shpisë deri diku shumë mirë, si dhe në arenën ndërkombëtare na bën krenar me diplomacinë e personalitetin e tij. Dhe këtë kryeministri Rama e ka bërë shumë mirë.
Po takoj me dhjetëra turistë në kryeqytetin e botës, në Nju Jork dhe sa tu thuash për Shqipërinë fjalën e parë kanë Edi Ramën si një kryeministër karizmatik dhe që gëzon respekt tek ata dhe në vendet e tyre. Ku kemi parë ndonjëherë që të njihet Shqipëria kaq shumë me anë të një kryeministri, përveç se nga Edi Rama. Shqipëria është promovuar më shumë se asnjëherë më parë gjatë qeverisjes së tij. Nuk themi se ka qenë perfekt por ka punuar me shumë sa askush tjetër, por ka edhe shumë për të bërë. Ajo që duket shumë e sigurtë dhe që dikur ishte një ëndërr, është se Bashkimit Europian është shumë pranë nesh dhe dera e hapur brenda pak viteve mund të bëhet realitet vetëm në sajë të Edi Ramës, sepse Europës i duhet një strateg si ai që e ka si në ditë të mira por edhe në ditë të vështira. Pikërisht për këtë të fundit Europa e ka vlerësuar Ramën sepse vizioni i tij për të qenë të bashkuar bashkë me rajonin ka rënë si një këmbanë që nuk duhet vonuar aspak./TemA
Komente
