Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e ndarjes së medaljeve për nxënësit ekselentë, kryeministri Rama tha se nxënësit duhet të vijojnë të ndjekin ëndrrat e tyre ashtu siç kanë bërë.
'Nuk ju mungojnë mjetet për të qenë më të mirët në botë. Vazhdoni të bëni këtë. Kjo është e vetmja këshillë, inkurajim. Mos e harroni kurrë që një ëndërr, që e shikon me sy hapur përderisa e shikon me sy hapur mund ta arrish. Por mes teje dhe ëndrrës është një det që ti duhet të jesh i gatshëm ta kalosh pa u zmbrapsur nga dallgët, pa u dorëzuar kur furtuna i ngre dallgët, pa u tunduar të kthehesh në breg.
Nëse je i gatshëm të bësh sakrifica do e arrish. Kjo është jeta e shumë yjeve që ju i shihni dhe i admironi në gjithë fushat. Fati është karakteri i njeriut. Këto janë këshilla pak fjalët që unë ndaj me ju sot duke bërë fjalimin më të shkurtër nga të gjithë. Dua të mos iki dhe të mos ikim pa i dorëzuar 188 medaljet për ju', tha Rama.
Lajmi kryesor:
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
G.K/r.k./ReportTv.al