Rama: Me gojën plotë dhe kokëulur iu kërkoj ndjesë gjithë qytetarëve që janë torturuar nga proceset në Kadastër

30 Qershor 2023, 12:00| Përditesimi: 30 Qershor 2023, 15:59

  • Share

 

Kryeministri, Edi Rama u kërkoi falje të gjithë qytetarëve të cilët kanë hasur probleme me situata dhe procese të ndryshme në Kadastër. Ai tha se udhëheqja e PS është fajtore për shembullin e shëmtuar të dhënë tek të tjerët.

“Unë dua ta them me gojën plot dhe kokën ulur se sot është dita për t’i kërkuar një ndjesë shumë të madhe në emër të PS të gjithë atyre shqiptarëve që kanë kaluar në zinxhirin e torturave në Kadastër. Kjo ndjesë është ndjesa e kryetarit të një partie fajtore. Dhe natyrisht nuk është e gjithë partia por udhëheqja e partisë në rradhë të parë që ka dhënë shembullin më të shëmtuar për gjithë të tjerët. Që u ka thënë të tjerëve se kjo bankë është një han me 7 porta ku nga porta kryesore futen udhëheqësit dhe nga portat e tjera futen të gjitha llojet e kategorive”-tha Rama.

Kreu i ekzekutivit shtoi se Kadastra nuk duhet të jetë fole për qoka apo punësime të njerëzve që nuk kanë asnjë lloj aftësie për punën që bëhet aty.

“Arsyeja pse dëshirova ta bëjmë këtë takim të hapur duke ftuar ministra deputet kryetarë bashkish, është për të thënë disa të vërteta të rëndësishme të cilat janë të vërtetat e shumë njerëzve që megjithë këtë periudhë, edhe pse kemi bërë shumë përpjekje, për të ndryshuar sistemin e pronësisë, kanë hasur me situata dhe procese absurde, deri në dhimbje. E vërteta e parë është se ne nuk kemi arritur edhe pse e kemi pasur një kohë të gjatë në dispozicion, që ta transformojmë Kadastrën në atë që ajo është në të vërtetë. Kadastra është banka, si banka qendrore, është bankë e nivelit të dytë ku mbahen kursimet e qytetarëve dhe ku garantohet ndërveprimet e tyre. Si çdo bankë, Kadastra nuk është fole për qoka, për gjithë farë lloj njerëzish që nuk kanë asnjë lidhje me atë punë”-shtoi ai.


Lajmi kryesor:

Rama: Më 3 korrik mbyllen sportelet fizike të Kadastrës, shërbimet në e-Albania! Pres dorëheqje masive! Lajmëron rritje pagash të konsiderueshme


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?