Kryeministri Edi Rama doli sot (8 prill) në konferencë për shtyp me shefen e diplomacisë së BE-së dhe zv/presidenten e Komisionit Europian, Kaja Kallas, ku deklaroi edhe tematikat e bisedimeve me dyer të mbyllura.
Kreu i qeverisë falenderoi Kallas që mbajti fjalën e saj për vizitën në Shqipëri, teksa theksoi se u diksutua ambicia e Shqipërisë për negociatat deri në vitin 2027 dhe anëtarësimin në 2030.
“Kënaqësi që të kemi për herë të parë nënpresidenten e Komisionit kaja Kallas. Më vjen jashtëzakonisht mirë që më në fund e mbajte fjalën, e kishe dhënë më parë fjalën si përfaqësuese e vendit tënd por edhe e vendeve tona. Kemi pasur një vlerësim pozitiv mes nesh, nuk ka asnjë problem apo çështje të hapur mes nesh, përkundrazi kemi ravijëzim të plotë në të gjitha aspekte, kjo tregohet edhe nga politika e jashtme e Shqipërisë, e cila është 100% me atë të BE-së.
Është folur për ambicien e Shqipërisë për integrimin në BE, ambicien për mbylljen e negociatave në vitin 2027, për rajonin dhe problematikat në rajon. Në një moment që ne kemi të domosdoshëm unitetin dhe stabilitetin e rajonit, ku padyshim të gjitha vendet kanë si synim anëtarësimin në BE (Ballkani Perëndimor), që është një pikë jashtëzakonisht e dobishme, për të kuptuar politikën e ditës dhe hapat që duhet të hedhim në vijim, që jo vetëm të anëtarësohet rajoni, por edhe të bëhet pjesë e familjes europiane", tha kryeministri.
Lajmi kryesor:
Kallas në Tiranë: Anëtarësimi realitet, s’ka rrugë të shkurtër veç reformave! Rama: Më 11 maj marrim rezultatin e duhur, mbyllim negociatat brenda 2027-ës
A.Q/ReportTv.al
