Kryeministri Edi Rama thotë se ishte barrë e rëndë që sportistët të mund të shpërbleheshin për të marrë pension dinjitoz. Pasi i dha gradën ‘kolonel’ të gjithë sportistëve elitarë, kreu i qeverisë e cilëson lehtësim të madh që sportistët të mos përfundojnë në situata varfërie.
“Ka qenë një nga barrat shumë të rënda të problemeve dhe sekëlldive të harruara kjo e kampionëve që shkëlqejnë dhe më pas i përpin harresa dhe pasi lënë aktivitetin kthehen në njerëz të zakonshëm e pasi zbresin nga maja e olimpit bien edhe në situata të papranueshme varfërie. Pensionin si kolonelë, nënkolonelë apo majorë në pension, për mua është lehtësim i madh pavarësisht se nuk kam qenë i niveleve që mund të krahasohem me ju”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Rama publikon episodin e parë të podcast-it ‘Flasim’! Rrëfehen shtatë kampionët elitarë në sport: Krenarë që kemi ngritur lart flamurin shqiptar
//ReportTv.al