Politikë

Rama në Gjirokastër: Çdo vendim që do marrë populli në 25 prill do jetë i drejtë! Unë jam pengesa për Metën e Berishën që duan të marrin në kontroll vendin

8 Prill 2021, 16:12| Përditesimi: 8 Prill 2021, 19:00

  • Share

GJIROKASTËR- Për kryeministrin Edi Rama, ai dhe PS-ja është “i vetmi” mur që pengon Sali Berishën me Ilir Metën që të marrin në dorë vendin për innteresat e tyre personale, për këtë ka ftuar që qytetarët që votojnë socialistët në 25 prill.

Kjo votë, tha Rama, nuk shkon për të personalisht, por për të ardhmen e vendit. Në fjalën e tij nga Gjirokastra, Rama tha se populli është shumë i zgjuar, e nisur nga kjo çdo vendim që qytetarët do të marrin në 25 prill do të jetë i drejtë.

Kryeministri Edi Rama njoftoi nga Gjirokastra se brenda pak ditësh do të hapet aeroporti i Kukësit dhe së shpejti do të rinisin punimet për aeroportin e Vlorës.

Ora 16:38
Situata në Rinas/ Rama: E bëri Meta me Berishën se duan të marrin vendin në dorë dhe unë jam pengesa

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si të paimagjinueshme atë që ka ndodhur në aeroportin e Rinasit, e ndërsa thotë se këtë e ka bërë Ilir Meta dhe Sali Berisha, por jo se kanë inat atë, por popullin.

“E paimagjinueshme, por shumë domethënëse, u bllokua aeroporti, me pretendimin në dukje, jemi të stresuar se kemi pagar 2400 dollarë, por me qëllimin për të marrë peng popullin, për të krijuar kaos, për të bllokuar vaksinime që të krijohet një mjegull e madhe, si mund t’i bëhet kjo vendit. Ata nuk e kanë me mua, ata e kanë me ju, me njerëzit me vendin se duan që t’i rimarrin gjërat në dorë për t’ju kontrolluar juve, unë jam pengesa mes jush dhe atyre. Unë jam pengesa që ata të bëjnë ç’të duan. Ne ata nuk i kemi përballë, por mbrapa, duke u përpjekur që të na kapin nga xhaketa që të na frenojnë na ngadalësojnë, por ne duhet të punojmë fortë se kush do ecë më parë. Por populli është më i mencur se të gjithë ne, populli është isnergjia e gjithë inteeligjencën emocionale të një bashkësie dhe nuk bashkon. Ata që i thonë popullit dele, janë thjesht qënie të humbura në pyllin e injorancë, për t’u mëshiruar“, tha Rama.

Ora 16:38
A do pranojë nëse humb në 25 prill? Rama: Çdo vendim që merr populli është i drejtë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të pranojë çdo vendim që do të marrë populli në 25 prill.

“Çdo vendim që merr populli është i drejtë, ne duhet të flasim për ditë me ta dhe të kërkojmë votën jo për mua, por për ta bërë vendin të ardhmen tonë.  Çdo pakënaqëi unë e kuptoj, kanë të drejtë të kërkojnë më shumë, të pretendojnë me shumë, por ne ndërkohë cfarë kemi bërë është një garanci që në këtë vend ka vetëm një forcë, nuk ka të tjera“, tha Rama.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • tosi: 08/04/2021 19:09

    Te morrshin te ligat o Gjigandi i Shqiperise. Perpjekjet e perbindeshit Berisha dhe Habib Burgibes per te paralizuar hapesiren ajrore te Shqiperise dhe per te penguar vaksinimin kombetar dhe stervitjen gjigande te Natos ne Shqiperi deshtuan me turp. Nafije dybeku dhe banda e saj e militanteve brenda Albkontrollit me 25 prill per skrap.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?