Edi Rama, kryetari i Partisë Socialiste

Politikë

Rama: Hyseni, i pari i primareve është në barkun e bufit dhe jo në listë! Edhe bota të përmbyset, ne nuk marrim më pak se 71 mandate

21 Prill, 11:28| Përditesimi: 21 Prill, 13:21

  • Share

Kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me të rinjtë në Kavajë, në zonën e Spillesë. Rama e nisi fjalën e tij duke shprehur përpara të rinjve se ‘ky është hapi i fundit kilometrik i Shqipërisë në BE’.

Rama u ndal te primaret e PD-së, ku solli në vëmendje kandidimin e Hysen Kadiut në Kavajë, që doli kandidati i parë në qarkun e Tiranës, edhe nuk u përfshi nga Berisha në lista. Kryesocialisti tha se ‘bufi’ e hëngri përfaqësuesin e Kavajës dhe ndaj ata duhet të kenë respekt për veten e tyre, duke i ftuar të mos i votojnë demokratët në 11 Maj. 

"Unë nuk mund të iki nga këtu pa ia dhënë fjalën dikujt që, kur ka qenë sa ju, ka filluar karrierën politike. Dikujt që ka qenë i vogël dhe i thinjur dhe ka hapur rrugë për shumë të reja dhe të rinj të tjerë që të jetë pjesë e Partisë Socialiste, kur ajo shihej si dele e zezë. Ky është Pandi, që e kemi sjellë këtu në Kavajë dhe në Rrogozhinë. Po dhe në Rrogozhinë, se s’të lë as Mamica që nuk na lë të bëjmë gabime. Prandaj e mbajmë, që mos të bëjmë gabime. Në Kavajën që mbahej për një kohë shumë të gjatë si bastioni i Partisë Demokratike. Ka ardhur një kohë që kavajasit nuk duhet ta falin për ne, por për dinjitetin e tyre, jo për Europën e këto, por për respekt të vetes. Se doli Kavaja dhe votoi njeriun nga vendi i vet, edhe kandidati i Kavajës doli i pari në primare në qarkun e Tiranës dhe nuk është gjëkundi. E keni parë ju, e ka ngrënë bufi. Ja u hëngri përfaqësuesin, Hyseni është në barkun e bufit. Kjo është fyerja më e madhe që mund t’i bëhet një komuniteti. Kemi sjellë kryeministrin e ditëve më të vështira të Kosovës."-tha Rama. 

Mes batutash, kryesocialisti bashkë me deputetin Pandeli Majko sollën në kujtesë ngjarjen kur doli fotoja nudo e Ramës vite më parë. Rama tha se deti po i kujtonte kur i nxorrën foton lakuriq.

Majko: Jemi në plazh dhe më duket sikur jemi kthyer të dy në një vend që na ngjall kujtime shumë interesante. 

Rama: Jo, mua më kujtohet kur isha lakuriq se më nxorrën ata. 

Majko: E tha vetë. Edhe kolegëve të PD-së i thashë: ky ju ka mundur kur ishte pa gjë. E jo më tani që e kemi veshur ne. 

Rama: Ta sqarojmë këtë. Shikoni si është puna. Kur isha në moshën e disave nga ju këtu, dola dhe unë për liri dhe demokraci. Edhe nuk i doja bufin dhe këta, se nuk i shikoja dot me sy, në fakt. Isha me një shoqen time dhe ca shokë të tjerë, edhe nuk kishte na ndonjë gjë.

Nga ana tjetër, Rama theksoi se edhe sikur bota të përmbyset, PS-ja nuk merr më pak se 71 mandate. Kryesocialisti ironizoi edhe drejtuesin politik të koalicionit, Lulzim Basha, duke thënë se dhe Luli, po të hynte me matematikën e vet, nuk prishte dot këtë llogari.

"Edhe po e përsëris dhe një herë: edhe sikur bota të përmbyset, ne nuk marrim më pak se 71 mandate. Nuk është votë për të marrë 71 mandate, se ne 71 nuk diskutohet që do i marrim, është votë për integrimin e vendit. Edhe Luli po të futet me matematikën e vet, PS nuk merr kurrë më pak se 71 mandate. Nuk e prish dot llogarinë." - tha Rama.

Ora 12:05
Rama: Edhe sikur bota të përmbyset ne nuk marrim më pak se 71 mandate, edhe Luli po të futet me matematikën e vet nuk e prish dot llogarinë

 

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë në Spille, ku me tone ironike dhe batuta ka përsëritur se PS edhe sikur të përmbyset bota, nuk bie në më pak se 71 mandate.

Nga ana tjetër Rama ka ironizuar dhe drejtuesin politik të Koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha.

'Edhe po e përsëris dhe njëherë edhe sikur bota të përmbyset ne nuk marrim më pak se 71 mandate. Nuk është votë për të marrë 71 mandate, se ne 71 nuk diskutohet që do i marrim, është votë për integrimin e vendit. Edhe Luli po të futet me matematikën e vet, PS nuk merr kurrë më pak se 71 mandate. Nuk e prish dot llogarinë.'-tha Rama.

Ora 11:54
Rama batuta nga Kavaja: Deti po më kujton kur dola lakuriq! Majko: I kam thënë opozitës, ky ju ka mundur kur ka qenë pa gjë, jo më i veshur

 

Kryesocialisti Edi Rama ka shkëmbyer batuta me deputetin Pandeli Majko duke kujtuar foton nudo të dikurshme të kryeministrit në plazh.

Rama tha se deti po i kujtonte kur kishte dal foto lakuriq.

Majko: Jemi në plazh dhe më duket sikur jemi kthyer të dy në një vend që na ngjall kujtime shumë interesante.

Rama: Jo mua më kujtohet kur isha lakuriq se më nxorrën ata.

Majko: E tha vetë, edhe kolëgëve të PD-së i thashë ky ju ka mundur kur ishte pa gjë. E jo më tani që e kemi veshur ne. 

Rama: Ta sqarojmë këtë. Shikoni si është puna. Kur isha në moshën e disave nga ju këtu, dola dhe unë për liri dhe demokraci. Edhe nuk i doja bufin dhe këta se nuk i shikoja dot me sy në fakt.Isha me një shoqen time dhe ca shokë të tjerë, edhe nuk kishte na një gjë.

H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ladi: 21/04/2025 12:40

    Zoti Rama! Nga 84 mandate që premtove që doti marrëshe zbriti në 71 më duket setë paska hyrë friga.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?